Android vs Nokia, në krye të kalsifikimeve

android nokiaPlatforma e telefonisë celulare nga Google, Android po vazhdon me rritjen marramendëse, dhe këtë e konfirmon edhe një raporti i fundit nga Gartner për tremujorin e fundit të vitit të kaluar, i cili thotë se sistemi operativ Android tani është prezent në 50.9 për qind të telefonave celularë në mbarë botën. Në vendin e dytë është pa dyshim iOS nga Apple me 23.8 për qind të tregut, ndërsa Symbian i Nokia’s është në vendin e tretë me 11.7 për qind. Siç edhe është pritur, RIM dhe sistemi i saj operativ BlackBerry OS është në vendin e katërt me 8.8 për qind të pjesës së tregut. Në përgjithësi, Nokia mbetet lider botëror me 111 milionë telefona të shitur, e përcjell nga Samsung me 92 milionë, dhe Apple është në vendin e tretë me 35 milionë iPhone të shitur.