Brusketa me hudhra

Brusketa me hudhra. Brusketat janë tashmë një ndër recetat më të lehta për t’u realizuar dhe ndër më të shijshmet për të gjithë ne. Sidomos kur nuk ke në plan të gatuash diçka të rëndë për darkë apo edhe kur keni uri pasditeve kur ktheheni nga shkolla, puna etj.

Sot do të ndajmë me ju recetën e një ndër brusketave më të pëlqyera në të gjithë botën.. ajo me hudhra.
Hudhra njihet si një ndër “recetat” kundër shumë sëmundjeve, duke iu referuar burimeve popullore dhe kurave të ndryshme.

Megjithatë, edhe përdorimi i tyre në kuzhinë është tepër i zakontë.

Përbërësit:

Feta buke të bardhë
Vaj ulliri
Majdanoz
Hudhra
Djathë kaçkavall ose parmixhan

Përgatitja:

brusketa me hudherMarrim fetat e bukës dhe i vendosim në një tavë, duke mos harruar vendosjen e një fijeje letër alumini kuzhine poshtë tyre. Për gatimin e brusketave, numri i fetave të bukës mbetet sipas dëshirës suaj, mesatarish në një tavë vendosim 5 të tilla.

Marrim dy thepinj hudhër dhe pasi i qërojmë, i fusim në një grirëse perimesh (ose i shtypim ato në mungesë të grirësit) dhe shtojmë më pas vaj ulliri natyral, gjethet e majdanozit.

Pasi përzjerja të jetë realizuar sic duhet, e shtrojmë atë në fetat e bukës dhe në fund, para se tavën ta fusim në furrë, shtojmë djathin e grirë kaçkavall ose më e preferuar mbetet djathi parmixhan.
Furrën pregatiteni më parë ne një temperaturë 150-180 gradë dhe pjekja nuk zgjat më tepër se 15 min.
Ju bëftë mirë!

Leave a Reply

Komento i pari!

Notify of
avatar
wpDiscuz