Fterra fshati midis maleve i dijetarëve

0
1,237 lexime

Fterra ёshtё e vendosur nё kёmbёt e malit tё Fterrёs, mes gjelbёrimit tё lisave dhe rrepeve shekullor, nё njё lartёsi rreth 300 m mbi nivelin e detit. Banesat e fshatit janё tё shpёrndara nё dy faqe kodrinash, qё ndahen nё mes nga njё ranishte e bardhё qё zbret nga mali, ndёrsa disa lagje vendosen mbi kurrize kodrash shkёmbore. Fterra ёshtё pjesё e krahinёs sё Kurveleshit tё Poshtёm, ndёrsa administrativisht varet nga Bashkia e Himarёs. Nё mesjetё ka qenё pjesё e nahijes sё Sopotit.

Pёr herё tё parё Fterra pёrmendet nё defteret osmane nё vitin 1431, si njё fshat i vogёl me dymbёdhjetё shtёpi dhe nё regjistrimin e vitit 1583 fshati kishte rreth 24 shtёpi. Nё revoltat kundёr sundimit otoman tё viteve 1910, do tё pёrfshihej dhe njё çetё me burra nga Fterra nёn drejtimin e Lazo Kofinёs. Fterriotёt pёrqafuan dhe pёrkrahёn pavarёsinё e shtetit Shqiptar nё vitin 1912 dhe nё vitin 1916 hapёn shkollёn e fshatit nё gjuhёn shqipe. Nga ky fshat janё me origjinё njё sёrё personalitetesh me kontribute tё rёndёsishme pёr kulturёn tonё kombёtare, si arkeologu Prof. Myzafer Korkuti, Kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë apo juristi Prof. Ismet Elezi, i cili studioi dhe botoi Kanunin e Labёrisё, etj.

xhamia fterraFshati ёshtё i ndarё nё pesё lagje, nё atё tё Hijes, lagjen e Hixuarit, tё Gjofterёs, lagjen e Mehmete dhe atё tё Bregut tё Lleshe. Mёhallat qё pёrbёjnё fshatin janё: Rukaj, Dhulaj, Korkutaj, Lleshaj, Çokaj, Nikbitaj, Komaj, Baliaj, Dukagjini, Shkurtaj, Trakaj, Gjonaj, Avrecaj, Xhamaj dhe Gjon Fterra. Banorёt ruajnë ende kujtimin e njё familje Hebreje tё vendosur nё fshat gjatё sundimit otoman dhe toponimet Varri i Çifutit apo Kodra Galile kanë mbetur nga ajo kohë.

Banesat me arkitekturё tradicionale nё pjesёn mё tё madhe ruhen mirё. Ato janё dykatёshe tё ndёrtura me gurё shtufor, oborre me mure tё larta e porta me qemer.

pema gjeneologjike banese ferre cezme fterre

 

Leave a Reply

Komento i pari!

Notify of
avatar
wpDiscuz