Ftua i pjekur

0
2,339 lexime

Ftoi është një frut, i cili ndonëse ka një pamje dhe aromë të mirë, nuk është i preferuar për shumicën nga ne. Arsyeja lidhet me faktin se gëlltitja shpesh është e vështirë. Për të shpëtuar nga kjo dhe për t’i dhënë drekës suaj të së djelës (dhe jo vetëm) një ëmbëlsirë natyrale, po ju tregojmë se si të gatuani për pak minuta një ftua në furrë.

Përbërësit:

  • Ftua (2-3 kokrra sipas preferencës)
  • Kujdesuni që të jenë ftonj sa më të mëdhenj dhe të shëndetshëm
  • Sheqer
  • Mjaltë
  • Arra, sheqer pluhur, vanilje pluhur sipas preferencës

Përgatitja:
Lajini ftonjtë (ose një ftua si shembulli që po sjellim ne) mirë dhe me anë të një thike, realizoni një vrime në brendësi të ftoit, por pa prekur fundin. Më pas, mbusheni me sheqer këtë vrimë të krijuar në trupin e ftoit. Shtojini pak mjaltë sipër. Futeni në furrë të ngrohur përpara në temperaturën 200-250gradë. Lëreni të piqet për rreth 15-25 minuta (varet nga fortësia e ftoit, shikojeni herë pas here gjersa të ketë marre nje ngjyrë të artë nga jashtë dhe nërpërmjet një piruni mund ta verifikoni që është mjaftueshmërisht e butë.)

Servireni ende të ngrohtë, mund t’i hidhni arra, vanilje pluhur sipas preferencës.

Një mënyrë tjetër është ta fusni në frigorifer për 15minuta dhe ta spërkatni me mjaltë.

Ju beftë mirë!

ftua_ne_furre

Leave a Reply

Komento i pari!

Notify of
avatar
wpDiscuz