Gaposchkin, astronome dhe astrofizikante

0
76 lexime
Cecilia Payne-Gaposchki

Angli 1900- Amerikë 1979

Cecilia Payne-Gaposchkin ishte një astronome anglo-amerikane që zbuloi se Dielli është i përbërë në pjesën më të madhe nga gazi i hidrogjenit dhe nga heliumi. Filloi te studionte në Universitetin e Kembrixhit, por ky instuticion nuk lejonte gratë të merrnin grada të avancuara, kështu që u nis për në Amerikë. Aty në “Radcliffe College” arriti të merrte një doktoraturë falë një dizertacioni mbi atmosferën yjore.

Zbulimet e shkencëtares provokuan një refuzim të komunitetit shkencor. Shumë vite më vonë i dhanë të drejtë. Puna e saj i mësoi astronomët të interpretonin si duhet spektret yjore. Payne e kaloi gjithë jetën akademike në Harvard dhe për disa dekada nuk pati një post zyrtar.

Më në fund në vitin 1956 u bë profesoresha e parë e astronomisë e Harvardit dhe më pas ishte e para femër që drejtonte një department aty.

“Pata fajin që nuk këmbëngula në atë që besoja.U dorëzova kur mendova se kisha të drejtë dhe ky është një shembull tjetër si të mos hulumtosh. Një këshillë për të rinjtë: nëse jeni të sigurt mbroni pozicionin tuaj”.

/Bota.al

Leave a Reply

Komento i pari!

Notify of
avatar