Berati dhe Gjirokastra, jo në listën e rrezikuar

kalaja e beratit

20 Prill 2013 / Berati dhe Gjirokastra duket se i kanë shpëtuar përfshirjes në listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik, por kjo nuk do të thotë se në këto dy qytete-muze nuk ka probleme.

Këtë e pranojnë dhe dy nga zyrtarët më të lartë të trashëgimisë kulturore, drejtori i Trashëgimisë pranë Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Arbër Kadia dhe drejtori i Institutit të Monumenteve, Apollon Baçe.

Menjëherë pas publikimit në media të problematikave dhe orientimeve të propozuara nga një raport i ICOMOS-it, në lidhje me gjendjen në dy qytetet e shpallura pasuri botërore, nën mbrojtjen e UNESCO-s, në ambientet e IMK-së u zhvillua një konferencë për shtyp për të dhënë sqarime në lidhje me këtë raport. Gjithashtu u fol edhe për Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Siteve dhe ekspozitën arkeologjike në Itali.

Leave a Reply

Komento i pari!

Notify of
avatar
wpDiscuz