Ide origjinale si ndërtohet pema e familjes / Foto

0
7,643 lexime

Pema e familjes është një skemë që tregon paraardhësit. Ata janë njerëz të familjes tënde që kanë lindur para teje.

Mësoni si të krijoni pemën tuaj të familjes, me një ide të thjeshtë dhe origjinale.

Gjithçka që ju duhet:

  1. Korniza
  2. Bojëra
  3. Lapsa

Vijoni punën:

Merrni një letër të bardhë, priteni në madhësinë që duhet për kornizën e zgjedhur dhe në fund të saj mund të shkruani emrin e familjes suaj (mbiemrin) ose emrat tuaj me rradhë ose edhe thjesht “Familja Jonë“.

Pak me lart shkrimit, vizatoni me një laps trungun e një peme dhe degët e saj.

Më pas, secili nga anëtarët e familjes, të lyejë dorën me një bojë. Kujdes! Ngjyrat të jenë të ndryshme për secilin nga ju. Vendosni dorën tuaj mbi degët e pemës së vizatuar.

Kjo është pema juaj. Vendoseni atë në ambientet e shtëpisë suaj. Bëje vetë!

Leave a Reply

avatar
  Subscribe  
Notify of