Leje lindje

0
40 lexime

Leja e lindjes përfitohet vetëm në rastet kur konfirmohet se gruaja ka 12 muaj periudhë sigurimi para se t’i lindë e drejta e përfitimit të kësaj pagese. Nga ky rregull mund të përjashtohen vetëm rastet kur e drejta e pagesës për barrëlindjen e radhës ndodh brenda 24 muajve nga data e lindjes së fëmijës së mëparshëm.

Sipas kushteve të përcaktuara në Ligjin e Sigurimeve Shoqërore (i ndryshuar), koha e përfitimit të lejes së lindjes do të jetë 365 ditë kalendarike, duke përfshirë këtu një minimum prej 35 ditësh para dhe 63 ditësh pas lindjes së fëmijës.

Për gruan që do të ketë në barrë më shumë se një fëmijë, periudha e përfitimit do të jetë 390 ditë kalendarike, duke përfshirë një minimum prej 60 ditë para dhe 63 ditë pas lindjes së fëmijëve.

Pas periudhës prej 63 ditësh pas lindjes, përkujdesin ndaj fëmijës e ka dhe babai i siguruar, kur këtë të drejtë nuk e ushtron apo nuk plotëson kushtet për ta përfituar nëna.

Gjithashtu të drejtën për të përfituar këtë pagesë e gëzon edhe nëna që birëson fëmijë të moshës deri në 1 vjeç dhe që ka qenë e siguruar jo më pak se 12 muaj. Leja në këtë rast fillon ditën e birësimit, por jo më parë se mbas ditës se 63 të lindjes së fëmijës, dhe vazhdon jo më shumë se 330 ditë nga dita e lindjes së fëmijës. Minimumi i lejes për birësuesen është 28 ditë.

Kur një fëmijë është birësuar gjatë lejes së lindjes, nëna që ka lindur, do të ketë një periudhë përfitimi deri në ditën e birësimit, por jo më pak se 63 ditë pas lindjes.

Lidhur me masën e përfitimit në ligj përcaktohet se e ardhura për barrëlindje për gruan e siguruar është sa 80 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të dymbëdhjetë muajve të fundit nga data e lindjes së të drejtës për pagesë për periudhën e paralindjes dhe për 150 ditë kalendarike pas lindjes, si dhe 50 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të dymbëdhjetë muajve të fundit nga data e lindjes së të drejtës për pagesë për periudhën tjetër në vazhdim.

Në vijim të shkrimit gjeni të detajuar dosjen e plotë të dokumenteve që duhet të shoqërojnë kërkesën e përfitimit që dorëzohet në Agjencinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore për të vetëpunësuarat dhe vetëpunësuarit në qytet e fshat, për përfituesit e pagesës së papunësisë, për të punësuarat, për prindërit që birësojnë fëmijë, për të punësuarit kur të drejtën e përfitimit të lejes së lindjes e ndërpret nëna, si dhe për kategoritë që kërkojnë të përfitojnë vetëm shpërblim lindje.

Dokumentacioni që kërkohet

Për të vetëpunësuarën në qytet

Raportet e paralindjes dhe pas lindjes.

Vërtetimi i pagës bruto/neto të një viti më parë nga data e lindjes së të drejtës (vërtetimi duhet të jetë i konfirmuar nga Arkivi i Sigurimeve Shoqërore, ose i shoqëruar me një vërtetim page nga zyra e tatim-taksave).

Certifikatë martese (nëse i ndryshon mbiemri tek vërtetimi i pagës dhe raporteve).

Certifikatë familjare.

Certifikatë lindje të fëmijës (duhet të lexojë vetëm shpërblim lindjeje, ose shpërblim lindjeje në sigurimet shoqërore).

Fotokopje të licencës, ose të dokumentit të lëshuar nga QKR-ja.

Fotokopje të Kartës së Identitetit.

Për të vetëpunësuarin në qytet

Raportet

Vërtetimi i pagës bruto/neto të një viti më parë nga data e lindjes së të drejtës (vërtetimi duhet të jetë i konfirmuar nga Arkivi i Sigurimeve Shoqërore, ose i shoqëruar me një vërtetim page nga zyra e tatim-taksave).

Vërtetim që nuk vazhdon më aktivitetin (duhet të saktësohet data e mbylljes së aktivitetit).

Certifikatë familjare.

Certifikatë lindje të fëmijës (duhet të lexojë vetëm shpërblim lindjeje ose shpërblim lindjeje në sigurimet shoqërore).

Fotokopje të licencës ose të dokumentit të lëshuar nga QKR-ja.

Fotokopje të Kartës së Identitetit.

Vërtetim vjetërsie për nënën e fëmijës nga subjekti ku punon ose nga zyra e punës.

Për përfitueset e pagesës së papunësisë

Raportet e paralindjes dhe pas lindjes.

Vërtetimi i pagës bruto/neto të subjektit ku ka punuar para daljes në asistencë (vërtetimi duhet të jetë i konfirmuar nga Arkivi i Sigurimeve Shoqërore, ose i shoqëruar me një vërtetim page nga zyra e tatim-taksave.

Vërtetim page nga zyra e asistencës (të cilësuar datën e pagesës së fundit).

Certifikatë martese (nëse i ndryshon mbiemri tek vërtetimi i pagës dhe raporteve).

Certifikatë familjare.

Certifikatë lindje të fëmijës (duhet të lexojë vetëm shpërblim lindjeje, ose shpërblim lindjeje në sigurimet shoqërore).

Fotokopje të Kartës së Identitetit.

Për përfituesit e pagesës së papunësisë

Raportet pas lindjeje.

Vërtetimi i pagës bruto/neto tek subjekti ku ka punuar përpara daljes në asistencë (vërtetimi duhet të jetë i konfirmuar nga Arkivi i Sigurimeve Shoqërore ose i shoqëruar me një vërtetim page nga zyra e tatim-taksave).

Vërtetim page nga zyra e asistencës (të cilësuar datën e pagesës së fundit).

Certifikatë martese.

Certifikatë familjare.

Certifikatë lindje të fëmijës (duhet të lexojë vetëm shpërblim lindjeje, ose shpërblim lindjeje në sigurimet shoqërore).

Fotokopje të Kartës së Identitetit.

Vërtetim vjetërsie për nënën e fëmijës nga subjekti ku punon, ose nga zyra e punës.

Për të vetëpunësuarat në bujqësi

Kërkesa për përfitim sipas formularit tip të përcaktuar për këtë kategori.

Raportet e para dhe pas lindjes.

Vërtetim vjetërsie në punë (formulari tip i bujkut).

Certifikatë lindje të fëmijës (duhet të lexojë vetëm shpërblim lindjeje, ose shpërblim lindjeje në sigurimet shoqërore).

Certifikatë familjare.

Certifikatë martese.

Fotokopje të Kartës së Identitetit.

Për të vetëpunësuarit në bujqësi.

Kërkesa për përfitim sipas formularit tip të përcaktuar për këtë kategori.

Raportet pas lindjes

Vërtetim vjetërsie në punë (formulari tip i bujkut). Bashkangjitur këtij vërtetimi duhet edhe vërtetimi nëse nëna e fëmijës ka bërë ose jo derdhje si e vetëpunësuar në bujqësi).

Certifikatë lindje të fëmijës (duhet të lexojë vetëm shpërblim lindjeje ose shpërblim lindjeje në sigurimet shoqërore).

Certifikatë familjare.

Certifikatë martese.

Fotokopje të Kartës së Identitetit.

Për të punësuarat

Raportet e paralindjes dhe pas lindjes.

Vërtetimi i pagës bruto/neto të një viti përpara nga data e lindjes së të drejtës (vërtetimi duhet të jetë i konfirmuar nga Arkivi i Sigurimeve Shoqërore ose i shoqëruar me një vërtetim page nga zyra e tatim-taksave).

Certifikatë martese (nëse i ndryshon mbiemri tek vërtetimi i pagës dhe raporteve).

Certifikatë familjare.

Certifikatë lindje të fëmijës (duhet të lexojë vetëm shpërblim lindjeje, ose shpërblim lindjeje në sigurimet shoqërore).

Fotokopje të Kartës së Identitetit.

Listë-pagesa (formulari tip)

Për të punësuarit

Raportet pas lindjes.

Vërtetimi i pagës bruto/neto të një viti përpara nga data e lindjes së të drejtës (vërtetimi duhet të jetë i konfirmuar nga Arkivi i Sigurimeve Shoqërore ose i shoqëruar me një vërtetim page nga zyra e tatim-taksave).

Certifikatë martese

Certifikatë familjare

Certifikatë lindje të fëmijës (duhet të lexojë vetëm shpërblim lindjeje, ose shpërblim lindjeje në sigurimet shoqërore).

Fotokopje të Kartës së Identitetit

Vërtetim vjetërsie për nënën e fëmijës nga subjekti ku punon ose nga zyra e punës

Listë-pagesa ( sipas formularit tip).

Për të punësuarat kur birësojnë fëmijë

Raportet pas lindjes.

Vërtetimi i pagës bruto/neto të një viti përpara nga data e lindjes së të drejtës (vërtetimi duhet të jetë i konfirmuar nga Arkivi i Sigurimeve Shoqërore, ose i shoqëruar me një vërtetim page nga zyra e tatim-taksave).

Certifikatë martese (nëse i ndryshon mbiemri tek vërtetimi i pagës e raporteve).

Certifikatë familjare.

Certifikatë lindje të fëmijës.

Fotokopje të Kartës së Identitetit.

Fotokopje të dokumentit që ka birësuar fëmijën (cilësuar data).

Listë-pagesa (formulari tip), ose kërkesa për përfitim sipas formularit tip.

Për të punësuarit kur birësojnë fëmijë

Raportet pas lindjes

Vërtetimi i pagës bruto/neto të një viti përpara nga data e lindjes së të drejtës (vërtetimi duhet të jetë i konfirmuar nga Arkivi i Sigurimeve Shoqërore ose i shoqëruar me një vërtetim page nga zyra e tatim-taksave).

Certifikatë martese.

Certifikatë familjare.

Fotokopje të Kartës së Identitetit.

Vërtetim vjetërsie për nënën e fëmijës nga subjekti ku punon ose nga zyra e punës.

Listë-pagesa (formulari tip) ose kërkesa për përfitim, sipas formularit tip.

Për të punësuarit kur të drejtën e përfitimit të lejes së lindjes e ndërpret nëna

Raportet pas lindjes

Vërtetimi i pagës bruto/neto të një viti përpara nga data e lindjes së të drejtës (vërtetimi duhet të jetë i konfirmuar nga Arkivi i Sigurimeve Shoqërore ose i shoqëruar me një vërtetim page nga zyra e tatim-taksave).

Certifikatë martese.

Certifikatë familjare.

Fotokopje të Kartës së Identitetit.

Vërtetim për nënën e fëmijës nga subjekti që është rikthyer në punë.

Listë-pagesa ose kërkesa për përfitim, sipas formularit tip.

Për të siguruarit që kërkojnë të përfitojnë vetëm shpërblim lindje

Vërtetimi i pagës bruto/neto të një viti përpara nga data e lindjes së të drejtës (vërtetimi duhet të jetë i konfirmuar nga Arkivi i Sigurimeve Shoqërore ose i shoqëruar me një vërtetim page nga zyra e tatim-taksave).

Certifikatë martese;

Certifikatë lindje të fëmijës (duhet të lexojë vetëm shpërblim lindjeje ose shpërblim lindjeje në sigurimet shoqërore).

Certifikatë familjare.

Fotokopje të Kartës së Identitetit.

Listë-pagesa (formulari tip) ose kërkesa për përfitim, sipas formularit tip.

Leave a Reply

avatar
  Subscribe  
Notify of