Leximi dixhital? Dëmton vëmendjen dhe kujtesën tonë

0
410 lexime
Tablete

Leximi dixhital

Sot kemi mundësinë për të pasur në dispozicion, përveç bibliotekave përplot libra, edhe e-reader dhe tableta, që janë në gjendje të përmbajnë qindra tekste apo libra: një sistem të ruajtjes dhe leximit të teksteve komod dhe ekonomik.

Por, a jemi të sigurt se leximi në një ekran (ashtu si dhe shkrimi) nuk po ndryshon mënyrën se si ne mendojmë dhe mënyrën se si funksionon truri ynë?

Ekspertët i kanë kërkuar një grupi vullnetarësh të lexojnë të njëjtin tekst në një e-reader apo në letër. Ata që kanë lexuar librin në letër e mbanin mend më mirë intrigën dhe arrinin ti vendosnin më ngjarjet në rend të saktë kronologjik. Efekti mund të jetë i lidhur me nevojën për të ‘ruajtur fillin’ e asaj që lexojmë: në letër ne kemi shumë të dhëna fizike që na ndihmojnë, për shembull, ne mund të kujtojmë një ngjarje të ndodhur ndërsa ishim gati në fillim, ose rreth gjysmës së leximit. Tasti elektronik ndërkohë na bën ‘të humbasim’ më shumë mes rreshtave: nuk perceptojmë sa mungon deri në fund ose se në çfarë pike jemi, teksti duket gjithmonë i njëjti’.

Ka edhe më: leximi në internet po na bën të paaftë për tu treguar të vëmendshëm në terma afatgjatë dhe ekspertët shpjegojnë se ka të ngjarë të pengojë që gjeneratat e reja të shijojnë romane dhe dëmtojnë aftësinë e përqendrimit të nevojshëm për një lexim të ‘thellë’.

Leave a Reply

Komento i pari!

Notify of
avatar