Lule… në kornizë!

0
1,737 lexime

Besoj se të rrallë do të jenë njerëzit të cilët nuk i duan lulet. Edhe në rast se jo të gjithë e kanë kohën apo luksin që të kujdesen për to (lule me vazo) në shtëpi, të gjithëve u pëlqen ideja që të kenë një vazo me lule të freskëta. Ekspertët e mjedisit por edhe ata të arredimit të shtëpive besojnë se lulet luajnë një rol thelbësor në rregullimin e psikologjisë së natyrës njerëzore, përmes aromës, ngjyrave dhe rolit tejet natyral në të arreduarit të një ambienti.
Por, tashmë kemi edhe forma të tjera të të përdorurit të luleve natyrale.
Përvishni mëngët, lexoni hapat dhe shihni fotot: një projekt i ri po vjen dhe atë mund ta bësh edhe ti…

Çfarë ju nevojitet:

– Lule të freskëta të prera
– Gazetë ose letër çfarëdo
– Një kornizë prej xhami
– Ngjitës

Si ta realizojmë?

Zgjidhni një lule të cilën ju e keni shumë përzemër dhe pasi ta hiqni nga kërcelli i saj (psh orkide të vogla, manushaqe, zambakë të verdhë), formoni një numër të caktuar prej tyre, kini kujdes që të jenë të të njëjtës madhësi. Pasi i lini për 24 orë brenda një blloku apo një libri, kini kujdes që të nësërmen ti lagni pak dhe ti fshini sërsh më një copë të hollë.

Pasi e realizuat këtë, merrni gazetën apo letrën të cilën keni zgjedhur (mund të jenë e bardhë, gazetë me shkrime që të jetë kreative ose edhe njëngjyrëshe që të përshtatet me ngjyrën e luleve që keni zgjedhur).
Përdorni një furçë për të plikuar një ngjitës për të fiksuar lulet në letrën e përzgjedhur dhe pasi i vendsni në një formë horizontale apo edhe rrotull fletës, kini kujdes që kjo letër të jenë prerë (ridimensionuar) për tu vendosur brenda një kornize prej xhami.

Pasi ta vendosni atë, zgjidhni vendin ku do e vini kornizën tuaj, që lulja juaj e preferuar të jetë pjesë e ditëve tuaja brenda në shtëpi.

Suksese në projektin e ri! :)

Leave a Reply

Komento i pari!

Notify of
avatar
wpDiscuz