Aurora – makarona me pana rozë

1
22,833 lexime
Makarona me pana

E sigurt që pasi t’i provoni, nuk do të ndaleni dot së shijuari sërish. Lexoni këtë recetë kaq të shijshme “Aurora – makarona me pana rozë“:

Përbërësit:

500 gr makarona
200 ml pana kuzhine
3-4 copë djath bebe
½ gotë qumësht
1 lugë gjelle salcë domate
2 lugë gjelle vaj ulliri
Proshutë ose kërpudha (opsionale)

Përgatitja:

Fillimisht vendosim makaronat të ziejn dhe më pas fillojmë pregatitjen e salcës.
Në një tigan të madh hedhim vajin e ullirit dhe shtojme pak proshutë apo kërpudha të grira. Nuk është e detyrueshme pasi edhe pa to salca do të ketë një shijë të mrekullueshme.
Pas kësaj hedhim djathin bebe dhe e shkrijmë me vajin dhe perberësit e tjerë, nëse kemin shtuar.
Shtojmë dhe panan dhe fillojmë t’i përziejmë me shpejtësi.
Hedhim salcëne domates për t’i dhënë një ngjyrë rozë të lehtë.
Pas kësaj shtojmë qumështin, kripën dhe piperin.
Përpara se salca të konsiderohet e përfunduar hedhim pak ujë nga uji i makaronave.
Në fund shtojmë mbi tigan makaronat e ziera dhe përziejmë me salcën. Uji që shtuam dhe përmendëm më sipër ndihmon që salca të mos ngrijë.
Nëse i neglizhoni dhe makaronat ftohen, këshillohet t’i shtoni pak ujë dhe t’i ringrohni në tigan. Kjo i kthen si të sapo-gatuara.

Përgatiti: Romina Ziu

Leave a Reply

1 Koment on "Aurora – makarona me pana rozë"

Notify of
avatar
Sort by:   newest | oldest | most voted
pami
Lexues

mezi e kam pritur nje recete si kjo… mmmmmm. do ta bej qe sot ne darke..