Meshkujt harrojnë më shumë se femrat

0
553 lexime

Jeni të mërzitur pse burri juaj harroi përvjetorin e martesës, ditëlindjen tuaj apo emrin e fqinjes tuaj të re, mos u mërzisni sepse sjeni vetëm. Studimi më i fundit tregon se meshkujt harrojnë më shumë se femrat, edhe nëse janë 30 apo 60 vjeç. Në fakt, edhe studiuesit mbetën të habitur nga rezultatet e studimit në lidhje me nivelin e harrueshmërisë. “Ishte një  surprizë të zbulonim që meshkujt harrojnë më shpejt  se  femrat”, shprehet profesori Jostein Holmen, nga Norwegian University of Science and Technology (NTNU). “Kjo nuk është dokumetuar apo studiuar më parë. Surprizë ishte edhe se meshkujt, pavarësisht moshës, harrojnë po njësoj. Rezultatet janë të qarta.” Profesor Holmen me ekipin e tij, bënë 9 pyetje për një studimtë rëndësishëm shëndetësor të kryer në Norvegji. Studimi, i quajtur HUNT3, është një nga studimet më të mëdha të shëndetit të kryera ndonjëherë,me përgjigje nga më shumë se 48.000 njerëz. Pjesëmarrësit u pyetën sesa shpesh kishin probleme me harresën, nëse ata kishin probleme për të kujtuar emrat dhe datat , në qoftë se ata mund të mbanin mend punën që kanë kryer një vit më parë dhe në qoftë se ata ishin në gjendje të mbanin mend detaje nga bisedat. Meshkujt raportohem me probleme kujtese tek 8 nga 9 pyetjet. Profesor Holmen shprehet: “Ne kemi spekuluar shpesh që meshkujt harrojnë detaje që femrat jo, por asnjëherë nuk kemi gjetur shpjegimin e kësaj situate”. Hulumtuesit zbuluan se gratë kanë kujtesë shumë më të mirë se burrat, ato kanë më pak problemepër të kujtuar emrat dhe datat. Gjithashtu kanë zbuluar se njerëzit të cilët janë të arsimuar harrojnë më pak, ndërsa ata me pak arsimim harrojnë më shumë.
Njerëzit që vuajnë nga ankthi dhe depresioni harrojnë më shumë. Studiuesit zbuluan se si për burrat edhe për gratë përhapja e problemeve të kujtesës rritet pas moshës 60- vjeçare. Ata tani janë duke u përpjekur për të përcaktuar  nëse ekziston një lidhje ndërmjet harresës në rini dhe çmendurisë në pleqëri.

Përgatiti: Marinela Lamçe

Leave a Reply

Komento i pari!

Notify of
avatar