Microsoft befason me Hologramin virtual

0
689 lexime

Microsoft-HologramKorporata e Microsoft ka befasuar botën e teknologjisë me një Hologram prototip që mund të sjellë lojën Minecraft, telefonatat me Skype, madje dhe pamjen nga Mars në tre dimensione.

Pionieri i teknologjisë, i cili, disa kohë më parë humbi mantelin e të qenët kompania më inovative në botë, është duke bërë një lojë të guximshme për t’u përballur me konkurrencën nga Google dhe Apple.

Realiteti virtual ose i zgjatuar është fronti i radhës i ndërveprimit të kompjuterëve me Facebook-un, i fokusuar në kufjet realitetit virtual Oculus dhe Google që po punon në projektin e syzeve.

Microsoft tha që kjo pajisje do të jetë e disponueshme në të njëjtën kohë si Windows 10 në vjeshtë. Analistët e industrisë janë gjerësisht të emocionuar me perspektivën, por skeptikë që mund të prodhohet kaq shpejt një model që të jetë me një çmim për tregun e gjerë.

Ai ishte një moment pak a shumë si ‘oh wow’”, – thotë Mike Silver, një analist që provoi prototipin. “Ju do të prisni një çmim relativisht të lartë këtë vit ose vitin tjetër, pastaj do të duhen disa vite për të sjellë një nivel më të përballueshëm”.

Microsoft nuk ka një histori të mirë për të sjellë teknologji novatore në jetë. Është Kinect, pajisja që ka ndjesorët e lëvizjes që shkaktoi efekt në fillim, por kurrë nuk arriti popullaritetin e imagjinuar.

Microsoft ka qenë duke punuar në projekte sekrete për vite, dhe tregoi një sërë skenarësh si objektet virtuale manipuluese që mund të dërgohen në një printer 3D, krijimi i Minecraft- krijimi i një ambienti loje si dhe në krahun tjetër, telefonatat me video nëpërmjet Skype.

Më saktë, demonstroi një panoramë të jetës në sipërfaqen e Marsit mbledhur nga NASA. Aktualisht NASA është duke punuar me Microsoft për zhvillimin e një softueri të quajtur “OnSight”, i cili do t’u mundësojë shkencëtarëve në tokë të eksplorojnë virtualisht dhe planifikojnë eksperimente në Mars.

Është i jashtëzakonshëm dhe më befason se sa larg ka shkuar zhvillimi i hologrameve. Unë vazhdova të prisja që Princes Leia të shfaqej,” thotë analisti i IDC AL Hilwa, referuar karaktereve të Star Wars.

 

Leave a Reply

Komento i pari!

Notify of
avatar
wpDiscuz