Mosha ideale për tu bërë prindër?

0
4,160 lexime

muzika gjate shtatezaniseSipas një studimi, mosha 35-vjeçare është idealja për t’u bërë prindër. Në këtë studim kanë marrë pjesë dy mijë persona, të cilëve iu është bërë e njëjta pyetje: Cila është mosha ideale që do të preferonit të bëheshit prindër, dhe pjesa më e madhe e tyre janë përgjigjur 35-vjeç.

Arsyet, sipas studiuesve janë të ndryshme, sepse kjo është periudha më e përshtatshme pasi ke arritur të krijosh jetën, ke blerë një shtëpi, ke gjetur parnterin e duhur, je në punë dhe mbërritja e një fëmije do të ishte ideale. Ndërsa sipas të intervistuarve kjo është mosha mesatare, në të cilën nuk ndjehesh as i ri as i vjetër por në kulmin e jetës. Është e vërtetë që fëmijët janë një kënaqëi e pafundme dhe pjesa më e madhe e njerëzve preferojnë të gëzojnë lidnjen e fëmijës së tyre të parë pasi të kenë rregulluar pothuajse disi jetën e tyre.