Rikthimi në modë i korseve

0
804 lexime

korsePërdorimi i korseve nga shumica e femrave të famshme në botën e shoëbizit është bërë një domosdoshmëri. Pavarësisht difekteve trupore që mund të ketë një personazh i famshëm, vendosja e korsesë poshtë fustanit magjepës e humbet çdo negativitet. Në fakt femrat e kanë përdorur korsenë për t’u dukur sa më elegante dhe sa më tërheqëse në sytë e të tjerëve dhe kryesisht në sytë e të dashurit të tyre, 200 vjet më parë. Por nëse ndalemi në kohët e sotme, vëmë re se personazhet më të famshme të skenës muzikore, janë përdoruese të rregullta të kësaj veshje, përmendim këtu, Beyonce, Lady Gaga, Madonna, Miley Cyrus. Më herët edhe vet këngëtarja e famshme muzikore Adele e ka pohuar përdorimin e korsesë pasi fustani që pëlqente të vishte për një mbrëmje speciale nuk i bënte dhe u detyrua të përdorë korsenë për t’u dukur disi më në formë.

Mësohet se përdorimi i korsesë nga femrat gjatë këtij viti është rritur rreth 45% më shumë në krahasim me vitin 2011. Ndërkohë që Ebay raporton se 185% më shumë korse janë shitur vetëm në tre muajt e fundit. Kjo do të thotë se 40% e tyre janë shitur në Britaninë e Madhe, 34% në Amerikë dhe  8.6% në Australi. Shumë femra të cilat përdorin këtë lloj veshje janë të frymëzuara nga veshja e  Marilyn Monroe. Rritja e nivelit të shitjes së korseve është thjesht çështje mode.