Rita Ora ndihmon familjet në Grenfell (Foto)

0
209 lexime
(Photo by Jack Taylor/Getty Images)

Këngëtarja e njohur Rita Ora ka vazhduar të ndihmojë familjet e prekura prej tragjedisë së Grenfellit që ndodhi ditë më parë në Londër.

Kjo tragjedi e kishte prekur shumë këngëtaren shqiptare, e cila kishte treguar se ngjarja ka ndodhur afër vendbanimit të saj, transmeton Gazeta Express.

Menjëherë pak kësaj Rita kishte shkuar në vendin e ngjarjes, duke ndihmuar banorët e Grenfellit.

Mirëpo Rita nuk po ndalet me ndihma. Ajo së fundmi në profilin e saj në Instastory ka postuar një fotografi ku fton të gjithë të blejnë bluzat me mbishkrimin e Grenfell.

Ndërkohë të gjitha fitimet do të shkojnë te familjet e prekura nga kjo tragjedi.

Blini bluzat me mbishkrimin Grenfell! Të gjitha fitimet shkojnë te familjet e tragjedisë së Grenfellit”, shkruhej në këtë fotografi.

Leave a Reply

Komento i pari!

Notify of
avatar
wpDiscuz