Si të gatuajmë një tavë pule të shijshme?

0
37,745 lexime
Një tavë pule e shijshme

Një tavë pule e shijshme me perime do të mbetet ndër recetat më të preferuara të shqiptarëve…

Darka shpesh herë konsiderohet për shumicën e shqiptarëve që vakt që duhet kaluar me ushqime të shpejta dhe të lehta. Ndërkaq, një pjesë tjetër e tyre, nga angazhimet profesionale dhe jo vetëm, darkën e konsiderojnë si vaktin më të rëndësishëm të ditës.

Mes gamës së gjerë të gatimeve që mund t’ju sugjerojmë, e fillojmë sonte me një tave të veçantë pule. Sekreti qëndron të përbërësi me aromën më të mirë: rozmarina dhe te.. dashuria kur gatuan!

Përbërësit:

  • një pulë mesatare
  • patate
  • karrota
  • brokoli
  • kripë
  • rozmarinë
  • vaj ulliri bio
  • domate

Përgatitja:

Marrim pulën, të cilën pasi e lajmë mirë brenda dhe jashtë, e fusim në një tenxhere të madhe me ujë të ngrohtë dhe i hedhim kripë sipas masës që i nevojitet.
Ndërkaq, qërojmë disa kokrra patate (sipas numri të familjarëve që do t’u serviret darka), gjithashtu, bëjmë gati karrota dhe brokolit. Të copëtuara mirë, i hedhim në një tavë, të cilën e kemi spërkatur më parë më vaj ulliri. Pasi e sistemojmë mirë tavën me perime, vendosim edhe domate të vogla sipas dëshirës, pastaj i shtojmë disa fijë rozmarinë. Kaq mjafton për t’i dhënë shijen e duhur.

perime1
Pula sakaq duhet të jetë zier mirë për rreth 30 min dhe më pas, vendoseni mbi tavë. Rekomandohet që pula të lyhet në sipërfaqe më gjalpë, në të kundërt, pak me vaj ulliri.
Lëreni të piqet për rreth 40-45 min dhe servireni në pjatë, shoqëruar me sallatë jeshile me limon.

Ju bëftë mirë!

pule1

Leave a Reply

Komento i pari!

Notify of
avatar
wpDiscuz