Si të kursejmë kur shkojmë në supermarkete?

0
1,159 lexime

Çfarë këshille ju japim, për të kursyer kur shkoni në supermarkete? Në pamje të parë mendoni se çfarë lidhje ka, por po të jeni të vëmendhsëm të kujtoni se kur bëni pazar, shpesh harroni “listën e domosdoshmërive dhe përhapeni aq shumë, sa harxhoni edhe me gjëra që s’do i përdoni.

Ja këshilla si të kursejmë…?

1. Këshillohet të frekuentoni supermarketet e mëdha, më shumë se dyqanet poshtë shtëpisë. Këto të fundit kanë çmime më të larta në krahasim me një supermarket normal dhe produktet (u referohemi atyre që janë profesionale) shpesh janë të njëjta. Atëherë përse duhet të shpenzoni më shumë për të njëjtin produkt?

2. Edhe në supermarkete, çmimet mund të variojnë në varësi të zonës ku ndodhet. Informohuni shpesh mbi ofertat e fundit që bëjnë supermarketet në zonën ku banoni dhe planifikoni një listë shpenzimesh. Lista është gjithmonë shumë e rëndësishme, pasi ju ndihmon të qendroni me ”këmbë në tokë”.

supermarket-435452_640

3. Jo të gjitha çmimet që shkruhen me shkronja të mëdha dhe mbajnë mbishkrimin “super ofertë” janë të tilla. Gjithmonë mbani parasysh që të merrni në konsideratë raportin cilësi- çmim.

4. Mos harroni të përdorni ose të merrni kartat e anëtarësimit në supermarkete. Mund ta shfrytëzoni këtë mundësi për të marrë dhurata të ndryshme.

5. Edhe një këshillë të fundit. Kurrë mos shkoni të blini kur jeni i uritur.

Leave a Reply

Komento i pari!

Notify of
avatar