Si të pastroni një vazo balte

Keni apo do të blini vazo balte? Ja si t’i mbani të pastra … me pak uthull të bardhë!

Pastro vazot e baltes

Vazot e baltës janë shumë të mira për lulet pasi ato jo vetëm i mbajnë të freskëta gjatë verë, por edhe i mundësojnë ujit të filtrojë më mirë.

Por kur vazot janë të pa lyera (dhe kjo është forma më e shëndetshme për bimën), ndodh shpesh që mbi to shfaqen shenja të bardha, që formohen më së shumti si rezultat i kriprave që përmban uji. Ja si veprohet për të pastruar një vazo balte:

1. Hapi i parë, ju duhet një furçë. Pastroni në të thatë sa më shumë të mundni. Mjafton një furçë e thjeshtë, edhe një furçë dhëmbësh e vjetër mund t’ju bëjë punë.

2. Pasi që pjesa sipërfaqësore e vazos është pastruar, është momenti të përgatitni një përzierje uji me uthull të bardhë. Për përzierjen mund të përdorni 1 gotë uthull të bardhë dhe 3 ose 4 gota ujë dhe zhyteni vazon për rreth 20 – 30 minuta aty. Rregulli është ky: “sa më pak uthull e bardhë në përzierje, aq më gjatë duhet të qëndrojë vazo aty e zhytur“. Me shumë mundësi do të dëgjoni një zhyrmë si gërryerje – kjo tregon që uthulla po vepron mbi vazon.

3. Pasi ta keni lënë njëfarë kohe, vazhdoni ta pastroni me furçë. Në rast se pastrohet lehtësisht, jeni në rrugë të mbarë, në të kundërt, lëreni edhe pak në përzierje. Në rast se ndonjë pjesë është vështirë për tu pastruar, mbase duke hedhur pak uthull (të pa holluar me ujë) direkt mbi atë pjesë do të japë efekt.

4. Së fundmi, shplajeni me ujë të rrjedhshëm vazon dhe jeni gati për të mbjellur sërisht një lule në të.

Leave a Reply

Komento i pari!

Notify of
avatar
wpDiscuz