Si trajtohen thembrat e çara

0
389 lexime

thembra

Thembrat e çara dhe të plasaritura mund të jenë arsyeja kryesore përse shumë femra ende nuk i kanë nxjerrë sandale verore.

Veç trajtimeve estetike jo pak të kushtueshme, ju mund t’i trajtoni këmbët dhe në kushte shtëpie me përbërës krejtësisht natyral.

Më poshtë do të listojmë të gjitha produktet që do vetëm do të zbusin këmbët tuaja, por do të mbyllin brenda një kohe shumë të shkurtër plasaritjet.

Si fillim, përpara se të trjajtoni këmbët duhet t’i mbani një legen me ujë të vakët ku në të keni shtuar sodë buke ose disa pika vaji esencial (kokosi, ulliri, bajame).

Pasi lëkura e këmbëve të jetë zbutur, duhet të bëni scrub duke u përqëndruar më shumë tek zona ku lëkura është më e ashpër. Për scrubin ju nevojitet sheqer dhe vaj ulliri, aq sa të formohet një si tip paste.

Pas scrubit, shpëlajini dhe thajini këmbët. Me ndihmën e një lime vazhdoni të hiqni qelizat e vdekura.Pasi të keni bërë këtë process ju mund të aplikoni direkt në lëkurë një nga produktet e mëposhtme:

Lëng limoni

Metoda e parë për rigjenerimin e lëkurës së plasaritur është lëngu i limonit. Aplikojeni direkt në lëkurë me një leckë.

Vaj ulliri

Aplikoni vaj ulliri direkt në këmbët tuaja.

Vaj kokosi

Aplikoni vaj kokosit në këmbët tuaja para se të flini. Vishni çorape dhe mbajini gjatë gjithë natës.

Qumësht

Përzieni 1 filxhan qumësht me 5-7 gota ujë të ngrohtë. Zhytini këmbët në këtë përzierje për rreth 15 minuta.

Vaji i susamit

Një hidratant efektiv që përmban vitamina B, D dhe E. Këto vitamina mund të riparojnë dëmtimin e lëkurës.
Mbajini këmbët tuaja në ujë të ngrohtë për 10 minuta dhe pastaj lyejini me vaj susami.

Shafran i Indisë

Substanca antibakteriale dhe anti-inflamator do të trajtojnë infeksionet fungale.

Përzieni 3 lugë shafran me disa pika vaj kokosi derisa të formoni një paste trashë. Aplikojeni atë në këmbët e plasaritura dhe mbajeni për 30 minuta.

Leave a Reply

Komento i pari!

Notify of
avatar
wpDiscuz