Tina Turner, thjesht më e mira

tina turner

Mars 2013 / E ka shijuar suksesin për dekada të tëra që kur u bë e famshme në fillim të viteve ’60, por kjo nuk do të thotë që Tina Turner nuk është më e vlefshme për kopertina revistash.

Revista “Vogue” nuk e ka pasur kurrë protagoniste kryesore këngëtaren amerikane dhe ka vendosur që për herë të parë ta fotografojë në moshën 73-vjeçare. Edhe pse është shumë më e vjetër se shumica e modeleve të kopertinave, Tina Turner duket e mrekullueshme në versionin gjerman të revistës. Tina Turner bëhet kështu femra më e vjetër që ka pozuar për revistën “Vogue”. Më parë, rekordi mbahej nga Meryl Streep, kur pozoi për versionin amerikan të revistës në moshën 62-vjeçare, vitin e kaluar. Tina Turner ka shitur rreth 200 milionë albume gjatë karrierës së saj dhe ka fituar 4 çmime Grammy.

Tina Turner është tërhequr nga jeta publike në vitin 2009 dhe aktualisht jeton në Zvicër me partnerin e saj Erwin Bach.

Leave a Reply

Komento i pari!

Notify of
avatar
wpDiscuz