Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

 

Të papunët e Kosovës, gati mbi 40% e popullsisë, duket se nuk kanë pasur vullnet as të protestonin për të drejtat e tyre. Për shumë prej tyre 1 Maji ishte ditë pushimi, ndërkohë që kishte ende njerëz që edhe në një ditë si kjo kërkonin punë. Një prej tyre ishte një pensionist 75-vjeçar. “Punë krahu kërkoj, këto di të bëj”, tha ai. Me gjithë pakënaqësinë e tij ndaj pushtetit, ai e respekton udheheqësin e shtetit të tij duke thenë se, “kam protestuar vetëm kundër serbëve”. Ndërkaq, shpresa për një jetë më të mirë për qytetarët e Kosovës, sipas një qytetari tjetër, do të vijë mbase pas 40 vjetësh. Në anën tjetër, zyrtarët e Ministrisë së Punës thonë se, sipas të dhënave në Kosovë ka 262 mijë e 531 persona të regjistruar si punëkërkues. Me gjithë ketë numër të papunësh, zyrtarët thonë se Kosova nuk rrezikohet nga trazirat e mundshme sociale. “Nuk ka vend që të mendojmë për një gjë të tillë sepse Kosova nuk gjendet në atë rrezikun e udhëkryqit që ne mund të themi, që qytetarët të rrezikojnë me organizimin e trazirave sociale për arsye se ne jemi një shtet i stabilizuar dhe nuk jemi një shtet i cili, nuk mund t’u ofrojë përkujdesje dhe mbështetje të veçantë, në radhë të parë duke filluar nga pensionistët”, deklaron Bexhet Gaxhiqi, zëdhënës i Ministrisë së Punës. Por, ndryshe mendojnë njohësit e çështjeve ekonomike. “Pas regjistrimit të popullsisë u pa se gjendja vërtetë është alarmante. Me një normë të papunësisë prej 45 për qind dhe kjo është shqetësuese posaçërisht për një vend, ku struktura e popullatës është shumë e re, ku norma e të papunëve te gjeneratat e reja mbërrin deri në 70 për qind dhe kjo tregon se kjo gjeneratë po e humb perspektivën dhe besimin për një të nesërme më të mirë”, thotë specialisti Ibrahim Rexhepi.  Në gjithë këtë situatë përfaqësuesi i Sindikatave të Pavarura, Haxhi Arifi nuk e ka parë të arsyeshme që të organizojë protestë!!! Ndërsa në konferenca për shtyp kanë reaguar edhe dy partitë opozitare LDK dhe VV.

 

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *