1 Maji, sindikatat protestë në ditën botërore të punës

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Konfederata e Sindikatave të pavarura të Shqipërisë, ka protestuar sot në ditën ndërkombëtare të punëtorëve para godinës së kryeministrisë. Përfaqësues të konfederatës e kanë vënë theksin në padrejtësinë dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut që u bëhen sot punëtorëve në të gjithë vendin. Kreu i Konfederatës së sindikatave, Kol Nikolla gjatë kësaj proteste ka deklaruar se papunësia në vend është shumë e lartë. Shifrat e të papunëve në fshatra janë alarmante tha ai, duke shtuar se rreth 400 mijë persona që rezultojnë si të vetëpunësuar janë të papunë. “Kemi pasur shumë humbje të vendeve të punës. Privatizimet bëhen pa konsultime me sindikatat, sic ishte i ARMO-s, hidrocentraleve, tregu i punës është i deformuar. Vetëm vitin që kaloi nga Greqia janë kthyer 29 mijë emigrantë, nga të cilët janë punësuar vetëm 144. Qeveria quan të punësuar në bujqësi 500 mijë punonjës, na rezulton se të zënë me punë janë 80 mijë deri në 100 mijë vetë, do të thotë që vetëm nga sektori bujqësor janë 400 mijë vetë të papunësuar të fshehur”, tha ai. Sindikata e minatorëve ka kërkuar deklarimin e minimumit jetik, që sipas kreut të kësaj sindikate, Fiqiri Xibrit është mëse e nevojshme për të njohur nivelin ekonomik dhe më tej zhvillimin e tij. “Jemi për gjëra minimale, prandaj edhe kërkesa jonë këtë radhë është pikërisht deklarimi zyrtar i minimumit jetik. Jemi i vetmi vend në botën e qytetëruar që nuk deklarojmë zyrtarisht minimumin jetik. I bëj thirrje popullit të ulemi të gjithë këtu dhe të kërkojmë të drejtën tonë”, deklaroi Xibri. Në shumë vende të botës përkujtohet sot 1 Maji, Dita e punëtorëve. Kjo ditë, synon të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale dhe vështrimin ekonomik-social të punëtorëve.

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin