Meditimi dhe Optimizmi

Nuk ka rëndësi nëse nuk mund të rrish orë të tëra gjatë ditës vetëm me veten. Edhe sikur pak minuta të kaluara në qetësi njëherë në kaq kohë, japin efekt.

Te një grup adultesh që medituan mesatarisht 6 orë e 13 minuta gjatë pese javëve, u vunë re zhvillime në atë pjesë të trurit e cila lidhet me të menduarin pozitiv. Të meditosh, të zhvillon sensin e optimizmit.

Gjakftohtësia

Është zbuluar se probiotiket (probiotikët janë një lloj bakteri i mirë që jeton brenda sistemit tretës dhe mban të balancuar florën intestinale) kanë një efekt të ndjeshëm në frenimin e hormoneve të stresit. Ato kanë në organizëm thuajse të njëjtin efekt me antidepresivet.

Disa studiues irlandeze dhe kanadezë, ushqyen minjtë me kos të pasur në probiotike dhe pas kësaj, vunë re se ata reagonin me qetësi në situata stresi. Në organizmin e tyre u çliruan më pak hormone stresi, ndryshe nga ç’ndodhte me minjtë e ushqyer me supë.

Të menduarit kreativ

Shkencëtarët kanë dalë në përfundimin se “perceptimi i objekteve mund të influencojë në mënyrë të pakuptueshme sjelljen tonë”.

Disa vullnetarë, të cilët punuan në dhoma të ndriçuara nga llamba inkandeshente në vend të atyre me ndriçim të fortë fluoreshent, i zgjidhën më me sukses problemet që kërkonin një përqasje ose një mënyrë të re të menduari. Shkencëtarët thonë se simboli i llambës – jo vetëm spektri i saj i dritës – çoi në ide të zgjuara të subjekteve.

Ndjenja e përkatësisë

Nëse ne krijojmë botën tonë, me objekte të dashura dhe të rëndësishme, atëherë në mënyrë të pandërgjegjshme do të zhvillonim atë pjesë të ndjenjave që përgjigjet për marrëdhëniet sociale.

Pas një studimi që u bë me nxënës të 9-vjeçares, u vu re se ata që e cilësuan supën e pulës një ushqim praktik dhe u ushqyen me të, arritën rezultate më të larta në një test psikologjik mbi marrëdhëniet shoqërore, krahasuar me ata që nuk konsumuan supë. Kur nxënësve iu dha një copëz fjale si “përk.” dhe iu kërkua ta vazhdonin atë, kush kishte ngrënë supë e shndërroi në një fjalë “marrëdhënieje”, si “përkushtim” në vend të një fjale neutrale, si “përkthim” etj. Kjo, pasi pjata shkaktoi një sens përkatësie, lidhjeje.

Fitnes

Dihet se ushtrimet fizike kanë një ndikim shumë pozitiv në shëndetin dhe humorin tonë.

Është zbuluar se të njëjtin efekt ka ne organizëm epikatekina. Pas një eksperimenti me minj, studiuesit vunë re se konsumimi i epikatekines (sasia e gjendur ne rreth 5 gram çokollatë të zezë) nxiti ndryshime fizike të ngjashme me ato që shkaktohen pas ushtrimeve fizike, ndonëse minjtë s’ishin aktivë. Muskujt e tyre i rezistonin më mirë lodhjes; gjithashtu, mund te vraponin me shpejt gjate kryerjes se punëve rutine dhe pa u trajnuar.

Seks më i mirë

Një vëzhgim i kohëve të fundit i “Institutit Kinsey” i 1009 çifteve heteroseksuale, zbuloi se sa e rëndësishme është për çiftet të qenit fizikisht të apasionuar pas njëri-tjetrit, veçanërisht në marrëdhëniet afatgjata.

Studiuesit zbuluan se femrat kishin më tepër gjasa të kënaqeshin seksualisht, nëse përkëdheleshin vazhdimisht nga partnerët ose putheshin – pavarësisht se më pas nuk bënin seks.

Vitaliteti

Ndihesh i lodhur? I topitur? Je bllokuar në zyrë? Imagjinoje veten jashtë, në një qiell te harkuar, me degët e pemëve qe te varen mbi kokë.

Sipas një studimi, të ëndërrosh ditën për natyrën, është gjeneruese. Dhe nëse mund të dilni përjashta, akoma më mirë. Të paktën 20 minuta qëndrim në natyrë, rrit dukshëm te njerëzit nivelin e energjinë për të përballuar ditën.

Altruizmi dhe Jetëgjatësia

Pas vëzhgimit të 10.000 adultëve për mëse 50 vjet, shkencëtarët zbuluan se vullnetarizmi, sidomos për motive altruizmi, mund të të shpëtojë jetën.

Njerëzit që në studim kishin ofruar kohën e tyre për të ndihmuar të tjerët, jetuan më gjatë se ata që nuk kishin shërbyer asnjëherë si vullnetare apo ata që kishin qene vullnetare për kënaqësi personale.

Lumturia

Shkencëtarët u kërkuan disa vullnetarëve ne studim që të masnin nivelin e lumturisë që kishin përjetuar herën e fundit kur kishin shpenzuar para për veten e tyre ose për dikë tjetër. Ata që kishin shpenzuar për të tjerët, jo vetëm ishin më të lumtur, por madje kur iu ofruan para shtesë që mund t’i përdornin si të donin, shprehen dëshirën që t’i shpenzonin serish për të tjerët.

Blerjet e zgjuara

Për të bërë zgjedhje më të mira në market, paguani me para në dorë”, – thotë një studim i fundit. D

uke analizuar 1 mijë familje, kërkuesit zbuluan se blerësit që paguajnë me kartë krediti kanë tendencën të zgjedhin ëmbëlsira, patatina dhe ushqime të tjera të shpejta e aspak të shëndetshme.