10 ide kreative për Ditën e Shën Valentinit

valentines-dayA është më e rëndësishme të duash… apo të jesh i dashur ? Shumica prej nesh do të pajtohen me fjalët e George Eliot -së: “Më pëlqen jo vetëm të jem i dashur , por edhe të them që më duan.” Dita e Shën Valentinit është një rast kur ju mund t’i përjetoni të dyja.

Ja disa ide kreative për ta bërë një ditë të veçantë:

1. Në copa të vogla letre , shkruani çdo lloj puthje që ju mund të mendoni (shembuj : puthje pasionante, në faqe etj ) . Pastaj plotësoni një kuti me to, kapaku i së cilës ka puthjen tuaj me buzëkuq dhe jepjani të dashurit/bashkëshortit tuaj. Thojini atij që të tërheqi një nga copat e letrës nga kutia dhe pastaj jepjani çfarëdo lloj puthje që përshkruhet aty.

2. Bëni një libër në lidhje me pse ju e doni partnerin/ partneren tuaj dhe pse ju jeni mirënjohës për atë. Kjo ndihmon që të përqëndroheni në gjërat që ju doni në lidhje me partnerin tuaj dhe jo të metat e tij/saj.

3. Organizoni me partnerin tuaj një lojë kukafshehti. Vendosni të dhëna në shtëpi se ku mund të ndodhet dhurata që keni blerë për të.

4. Shijoni një darkë romantike në shtëpi dhe realizoni partnerit tuaj një masazh relaksues ose shikoni një film romantik bashkë.

5. Udhëtim i papritur, surprizë diku. Nuk ka rëndësi larg apo afër, thjesht një natë ndryshe.

6. Dërgojini partneres suaj një tufë trëndafila, apo lulet e saj të preferuara. Bashkangjitni një shënim për një datë të rëndësishme tuajën.

7. Nëse është e mundur , të shkoni në një restorant kur ju u takuat për herë të parë . Kujtoni kohët e shkuara.

8. 11 trëndafila partneres suaj vendosini mbi shtrat dhe pastaj të  12- in jepjani personalisht.

9. Plotësoni një kuti të madhe me balona heliumi dhe dhurata të veçanta për ditën e Shën Valentinit, si qiri, korniza me foto, bluze ose jastëk të stampuar etj.

10. Dhuroni të brendshme ose këpucë, asnjëherë s’ju lë në baltë kaq shumë i duan femrat./idituri.com

Comments are closed.