Aktualitet

100 mijë euro me trupin e 16-vjeçares. Kush është bosi shqiptar i prostitucionit…

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Shifrat flasin për një organizatë të madhe… Fillohej nga 30 euro për udhëtim, që organizata e siguronte nga një familje italiane nga Casaluce (komunë në Caserta), të cilët që transportonin prostitutat në vendin e punës, deri në 100 mijë euro, shumë monetare që bosi i dyshuar i organizatës, shqiptari Asim Koleci, siguronte nga vetëm një punëtore seksi.

Mes 15 prostitutave që shfrytëzoheshin nga organizata e drejtuar nga shqiptarë, ishte edhe një vajzë e re rumune 16-vjeçe, e cila kishte mbërritur në Itali për një të ardhme të denjë, por që e gjeti veten duke shitur trupin e saj.

Thuasje çdo fitim që vinte nga aktiviteti kriminal, përfundonte në duart e Kolecit (me banim në Villa Literno, komunë në Casera, pas mbërritjen në Itali) i cili sipas hetimeve rreth 1-vjeçare të Prokurorisë, arriti që vetëm nga vajza rumune të fitonte rreth 100 mijë euro.

Që 31-vjeçari shqiptar ishte në krye të organizatës, kjo kuptohet edhe nga fitimet që siguronte nga aktiviteti kriminal. Në një rast tjetër, po sipas hetimeve të autoriteteve italiane, ai arriti që fitonte rreth 20 mijë euro në 5 muaj, po nga një tjetër prostitutë rumune.

Përveç shqiptarëve, torta ndahej edhe mes ukrainasve e rusëve. Ndërsa italianëve u mbeteshin vetëm thërrimet… Siç është rasti me familjen Monaco nga Casaluce, e përbërë nga burri gruaja dhe vajza e tyre. Të tre transportonin prostitutat në vendin e tyre të punës.

Për 30 euro 1 udhëtim, ata transportonin prostitutat në pika të ndryshme në Marcianise, Capodrise, San Marco Evangelista e San Nicola la Strada (të gjitha komuna në Caserta), ku vajzat priteshin nga klientë të ndryshëm.

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Comment here