15 mënyra si të luftoni sëmundjet e zemrës, ndiqni këshillat

Parandalimi i sëmundjeve të zemrës mund të jetë çështje e ndryshimeve të lehta e nganjëherë edhe të dëshirueshme të stilit të të jetuarit. Përqindja e vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare në Kanada ka qenë në rënie e sipër që nga 1950. Kanada ka përqindjen më të ulët në botë të vdekjeve nga goditja (pika në tru). Sidoqoftë, lajmi i mirë është se mjekia moderne do ndihmojë në lehtësimin e gjërave, e më e mira e të mirave është që sëmundja e zemrës të parandalohet se sa të mjekohet dhe kështu këto ndryshime në jetën tuaj i japin dozë të fuqishme parandalimit të sëmundjes së zemrës.

1. Thirr një mik apo mikeshë dhe dil për darkë

Një studim i publikuar në “Journal Heart” (Zemra) në prill të 2004-ës ka zbuluar se të kesh marrëdhënie të ngushta me ndonjë person tjetër apo edhe të afërm, mund të përgjysmojë rrezikun nga sulmi ne zemër tek një person që ka pasur sulm zemre më parë.

2. Bëj seks sonte

Llogaritet si aktivitet fizik, i cili natyrisht është i mirë për zemrën tuaj. Dhe kjo mund të jetë pse hulumtuesit nga Universiteti i Bristol-it kanë zbuluar se njerëzit që bëjnë seks së paku dy herë në javë janë më pak të anuar të kenë goditje (sulm në tru) apo probleme të tjera kardiovaskulare se sa ata që bëjnë seks më pak. Hulumtuesit kështu kanë thënë: “Burrat e moshës mesatare duhet të kënaqen që tani e dinë se marrëdhëniet seksuale të shpeshta nuk kanë gjasa të rezultojnë në rritje substanciale të rrezikut të sulmit në zemër.” Edhe gratë gjithashtu mund të përfitojnë nga kjo… po edhe ju!

3. Përfshij në ushqim edhe fasulet për katër herë në javë.

Hulumtuesit nga Universiteti Tulane kanë zbuluar se njerëzit që ndiqnin këtë udhëzim kanë zvogëluar rrezikun e sëmundjes së zemrës për 22 për qind, krahasuar me ata që hanin më pakë fasule.

4. Bëj sallat të freskët dhe hidh një lugë vaj liri

Vaji i lirit përmban 7 gram të acideve yndyrore omega-3, i cili, ashtu sikur e përmendëm, është një mënyrë shumë e mirë e përmirësimit të shëndetit tuaj në përgjithësi.

5. Ha së paku katër herë në javë mëngjes nga drithërat (cereal) me shumë fibër

Në një studim të publikuar në “American Journal of Clinical Nutrition”, në shtator të 1999, shkencëtarët nga Universiteti i Harvardit kanë zbuluar se femrat që hanin 23 gram fibër në ditë – shumica nga drithërat – ishin 23 për qind më pak të rrezikuara që të kenë sulm në zemër se sa ato që konsumonin vetëm 11 gram të fibrës. Tek burrat, një dietë e pasur me shumë fibër ka zvogëluar për 36 për qind gjasat e sulmit në zemër.

6. Hidh 30 mg fara të bluara liri në jogurt apo drithë (çereal) çdo ditë.

Në këtë mënyrë, ju do të arrini të merrni 2 gram të acideve yndyrore omega-3, yndyra të shëndetshme që shumë studime kanë zbuluar se ndihmon në parandalimin e sëmundjes së zemrës dhe zvogëlimit të rrezikut të vdekjes së papritur nga abnormalitetet ritmike të zemrës.

7. Ha çokollatë të zezë disa herë në javë

Beso ose mos beso, disa studime të vogla tregojnë se çokollata e zezë mund të jetë e mirë për zemrën tuaj! Efektet e dobishme me gjasë janë nga kimikatet në çokollatë, të cilat quhet flavonoid, të cilët ndihmojnë arteriet të janë fleksibile. Përbërësit e tjerë të kësaj ëmbëlsire duken t’i bëjnë arteriet më pak të mpiksen (bllokohen) dhe parandaloj kolesterinën e keqe, LDL, nga oksidimi, kështu duke e bërë më pak të mundshme formimin e pllakëzave. Përveç të tjerash, çokollata e zezë është e pasur me magnez dhe fibër. Por rri larg nga çokollata me qumësht, e cila është me sasi të lartë të yndyrës e kështu anon të rrisë kolesterinën.

8. Pi një birrë një herë në ditë

Një studim i publikuar në “Journal of Agricultural and Food Chemistry” ka zbuluar se burrat që pinin një birrë në ditë për një muaj kanë zvogëluar nivelet e kolesterinës, kanë ngritur antioksidantet e shëndetshëm për zemër në nivelet e gjakut, dhe kanë zvogëluar nivelet e tyre të fibrogjenit, një proteinë që kontribuon në pikësimin e gjakut. Natyrisht, vera e kuqe mund të jetë edhe më e mirë. Zgjedh birr ose verë, por jo të dyja.

9. Merr pushim të hënën dhe të premten

Hulumtuesit nga Universiteti i Pitsburg-ut kanë analizuar të dhëna në më shumë se 12,000 burra të moshës mesatare nga “Framingham Heart Study” dhe kanë zbuluar se ata që merrnin pushim rregullisht kishin zbritur rrezikun e vdekjes nga sëmundja e zemrës për një të tretat. Por mos u habit, të marrësh me vetë mobilin, laptopin dhe çantën plot me letra nuk të ndihmon të arrish efektet e zvogëlimit të stresit nga pushimi.

10. Shko sonte fli një orë më herët

Një studim i bërë nga Harvard-i në 70.000 gra ka zbuluar se ato që arrijnë të flinë më pakë se 7 orë gjumë kishin pak rritje të rrezikut nga sëmundja e zemrës. Hulumtuesit dyshojnë që mungesa e gjumit rrit hormonet e stresit, rrit shtypjen e gjakut dhe ndikon në nivelet e sheqerit në gjak. Sidoqoftë, mos kalo mbi 9 orë gjumë, sepse po i njëjti studim ka zbuluar se gratë që flinin për nëntë apo më shumë orë në ditë, e rrisnin paksa rrezikun nga sëmundjet e zemrës.

11. Gatuaj e përdor xhenxhefil dhe shafran të Indisë dy herë në javë

Ato kanë dobi antiinflamator dhe inflamacioni është një kontribuues i madh i sëmundjes së zemrës.

12. Ha lajthi

Nevojitet vetëm 45 gram të lajthisë në ditë për të zvogëluar rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Pra, lajthitë jo vetëm që janë të shijshme, por edhe të mira për zemër. Sulmo Sëmundjen e Zemrës si të zgjohesh

13. Merr vitaminë B kompleks çdo mëngjes

Kur hulumtuesit Zvizran kanë pyetur më shumë se 200 burra dhe gra që të marrin kombinim të B vitaminave (acid folik, vitaminë B6 dhe vitaminë B12) ose placebo pas operacionit për hapjen e arterieve, ata kanë zbuluar se tek ata të cilët merrnin vitaminat nivelet e homocisteineve, një substancë e lidhur në rritjen e rrezikut të sëmundjes së zemrës, ishin për 40 për qind më të ulëta. Grupi që merrnin placebo nuk kishin ndonjë ndryshim. Plus grupi që merrnin vitaminat kishin enë të gjakut më të hapura se sa ai që merrte placebo.

14. Largo dëshpërimin

Thirr mjekun, nëse e sheh që ke problem të zgjohesh në mëngjes, të ka humbur interesi ndaj aktiviteteve normale tuaja apo thjesht ndihesh keq. Ndoshta je në depresion dhe një depresion i patrajtuar në mënyrë të dukshme rrit rrezikun tuaj të sulmit në zemër.

15. Dil gjej apo blej një qen

Nuk kemi ç’diskutojmë, sepse është vërtetuar fuqia e një shoku leshatak për të përmirësuar shëndetin e zemrës. Qeni jo vetëm që të shtyn të jesh më aktiv (mendo për ecjet ekstra që do t’i bësh), por shoqëria dhe dashuria e pakusht që ofron është parë të zvogëlojë rrezikun e sulmit në zemër dhe problemeve tjera kardiovaskulare. Pra, nëse nuk ke qen, do të ishte mirë ta kesh një.