20 prilli, dita e Shqipërisë së pastër, reagon kreu socialist Rama

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama reagoi në Twitter, për deklaratat e bëra nga kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së. Ai komentoi nismën më të fundit për të shpallur 20 Prillin si ditën e Shqipërisë së pastër, duke deklaruar se Berisha “mbasi zhyti Shqipërinë në plehra e po e mbyt edhe me plehra nga jashtë shtetit, kryeministri thotë dilni në aksion në datë 20 prill pastroni ç’bëra”. Ai tha se kryeministri Berisha i ka vjedhur shoqërisë civile ditën për pastrimin e vendit.  “Kjo ishte ide e Shoqërisë Civile që e shpalli për 9 maj dhe KM vrapoi ta vjedhë duke harruar se qeveria e ka këtë detyrë përditë. Bashkitë e bëjnë përditë këtë punë, është KM që i ka lënë pa fonde dhe është qeveria që s`ka asnjë vizion e plan për pastërtinë e Shqipërisë”, thekson Rama.

 

 

 

Comments are closed.