20 vjet PBDNJ, Rama: Jam krenar për koalicionin

Partia për Bashkim e të Drejtat e Njeriut ka festuar sot 20 vjetorin e themelimit të saj. Në këtë festë ka qenë i pranishëm edhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama i cili në fjalën e tij vlerësoi maksimalisht figurën e kreut të PBDNJ, Dule që sipas tij bënë që kjo parti të mos bëhet pre e pazareve të politikës shqiptare. “Kam kënaqësinë të përshëndes mikun tim Vangjel Dule dhe duke i uruar gëzuar dhe sukses i shpreh respket të thellë për faktin se e ka udhëhequr PBDNJ mbi vlera dhe parime të qarta duke vënë një gur themeli personal në politikë. Ka qenë gjithnjë i pari në përpjekjet për të vënë në pah vlerat dhe parimet e kësaj partie në ditë të mira apo të vështira dhe asnjëherë nuk ka rendur të marrë për vete një karrige qeverie”, u shpreh Rama. Më tej kreu opozitar theksoi se dhe në opozitë dhe pozitë, Dule ka qenë po ai qytetar fisnik dhe dinjitoz në raport me gjithe të tjerët dhe publikun në radhë të parë.

Comments are closed.