20 vjetori i fitores së PD-së, Berisha mbledh sot krerët e rretheve

Sot mblidhen kryetarët e Partisë Demokratike në rrethe dhe grupi parlamentar demokrat. Kryeministri Berisha do të drejtojë këtë mbledhje në selinë qendrore të kësaj partie.  Mbledhja do të zhvillohet në orën 11:00 ndërsa në takim ku do të diskutohet për përgatitjet e festimeve me rastin e 20-vjetorit të fitores së PD-së në zgjedhjet e 22 marsit të vitit 1992. Demokratët kremtojnë në 22 mars 20-vjetorin e fitores në zgjedhjet e vitit 1992, vit të cilin PD-ja u mandatua nga shqiptarët që pas afro 50 diktaturë të qeveriste vendin. Këtë vit demokratët do e festojnë fitoren e tyre të 20 viteve më pare në mënyrë madhështore pasi përkon edhe me 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

Comments are closed.