21 janari, Llalla: Në pritje të vendimit të Apelit

Prokuroria shqiptare është në pritje të vendimit të Gjykatës së Apelit për ngjarjet e 21 janarit. Kreu i Prokurorisë Shqiptare, Adriatik Llalla i ftuar në studiot e Zërit të Amerikës tha se është shkuar me të njëjtën akuzë edhe në apel, pasi kjo akuzë qëndron. “Institucioni ynë mendon se akuzat në ngarkim të të pandehurve janë ato për të cilat ata janë të akuzuar dhe vijon t’i qëndrojë këtij mendimi. Për këtë arsye është bërë ankimi përkatës në gjykatën e apelit. Jemi në pritje të vendimit gjyqësor lidhur me këtë rast. Ne kemi bindjen se akuzat në ngarkim të të pandehurve qëndrojnë ato që janë ngritur”, tha Llalla. Prokruroai pret gjithashtu vendimin e Gjykatës së Lartë për çështjen e Gërdecit.