21 milionë euro në sezon, oferta e Abramoviçit për Guardiolën

Çdo gjë e ka një çmim dhe këtë e di mirë Roman Abramoviç, por njëkohësisht edhe Pep Guardiola. Ish-tekniku i Barcelonës është bërë sërish pjesë e planeve të Chelsea-it dhe manjati rus, Abramoviç, është gati të bëjë çmenduri për ta ulur spanjollin në pankinën e londinezeve në “Stampford Bridge”. Abramovic e ka lançuar ofertën e tij nga Karaibet, duke i sfiduar si gjithmonë të gjithë me çmimin më të larta. Një kontratë prej 21 milion eurosh në sezon për tre vite me radhë. Nëse Guardiola e pranon ofertën, prej 54 milionë sterlinash për tre sezonet në vijim, atëherë automatikisht ai përfiton dyfishin e pagës së Sir Aleks Ferguson në Angli, duke u shndërruar në teknikun më të paguar në botë. Megjithatë, për ish- numrin një të Barcelonës kanë shfaqur interes edhe klube të tjera të mëdha si, Manchaster United, Bayern Mynih apo Manchester City, por asnjëra nga këto të tria nuk mund ta rivalizoj ofertën e bërë nga presidenti i Chelsea-it. Në të kaluarën, shpeshherë është përfolur për një afrim të mundshëm të Pep Guardiolës tek Chelsea, por gjithçka dukej shumë larg. Ndërsa tani, asgjë nuk është e pamundur kur shifrat bëhen më shumë se serioze.

 

Lexoni edhe: