Shëndet

5 ushqimet më të mira për dhëmbë të shëdetshëm

Dhëmbë - Free for commercial use / No attribution required
Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Dhëmbë - Free for commercial use / No attribution required

Buzëqeshja sjell një ndjenjë të lumturisë së përgjithshme tek një individ si dhe tek njerëzit rreth tij. Çelësi për një buzëqeshje të mrekullueshme dhe të bukur është tek dhëmbë të shëndetshëm dhe të shëndritshëm.

Për një mënyrë jetese të shëndetshme, për tretje të mirë dhe natyrisht për buzëqeshje, ruajtja e shëndetit oral dhe mirëmbajtja e dhëmbëve është shumë e rëndësishme. Pastrimi, vizitat dentale ndihmojnë në ruajtjen e dhëmbëve të shëndetshëm, por për ti pasur dhëmbët e fortë dhe të shëndetshëm në një afat më të gjatë kohor përvec këtyre dy faktorëve shumë të rëndësishëm ka edhe shumë të tjerë që duhet ti marim në konsideratë sic janë ushqimet që ndihmojnë në fortësinë e dhëmbëve.

1. Qumështi

Përvec që i forcon eshtrat e trupit gjithashtu edhe dhëmbët i bën më të fortë sepse në përbërjen e saj përmban calcium si dhe vitamin D. Kalciumi ndihmon në mbrojtjen e dhëmbëve tuaj kundër sëmundjes periodontale si dhe mban ashtin e nofullave më të fortë dhe të shëndetshëm.

2. Produktet pa sheqer

Përdorimi i ushqimeve me sheqer të reduktuar është shumë i rëndësishëm për dhëmbët ngase zvogëlon mundësinë për prishjen e dhëmbëve, duke e ditur se gjate procesit të fermentimit vjen deri tek prishja gjegjësisht dëmtimi i smaltit të dhëmbit. Këtu bëjnë pjesë sheqernat apo camcakizet që nuk përmbajnë sheqer.

3. Frutat e detit

Janë burim kryesorë i shumë mineraleve si dhe vitamës D. Ato janë element kryesor i ndërtimit të ashtit kockor.

4. Frutat-pemë

Më i rëndësishëm është përdorimi i pemëve që përmbajnë vitamin C e vecanërisht pemët si portokalli dhe limoni që ndihmojnë për të mbajtur të shëndetshëm mishrat e dhëmbëve, duke forcuar enët e gjakut dhe indet lidhës. Vitamina C e cila haset tek këto pemë ndihmon në zgovëlimin e inflamacionit i cili pengon dhe ngadalson zhvillimin e infekcioneve në mishin e dhëmbëve.

5. Uji

Uji ndihmon në ruajtjen e nivelit pH në gojë, gjithashtu në largimin e grimcave të ushqimit me cka bën (vetë)pastrimin e gojës. Pështyma në fakt është mbrojtja më e mirë kundër prishjes së dhëmbëve sepse ajo përmban proteina dhe minerale që neutralizojnë acidet.

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Comment here