Lifestyle

5 zakone të reja bukurie

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Posed by model picture of a woman appling Make-up to her face for her christmas party1. Pastrimi me letra të njoma:
Pothuajse të gjithë ne i përdorim, për të fshirë duart, këpucët apo edhe për të hequr make-up in. Mirëpo, a është i mjaftueshëm një zakon i tillë që çdo gjë e fshijmë me letra, kur ke kaluar një ditë të gjatë e të lodhshme? Në fakt jo. Që lëkura juaj të marrë pastrimin e nevojshëm, që poret të jenë të hapura, duhet të përdorni fillimisht larjen e fytyrës, duarve tuaja me ujë të rrjedhshëm dhe sapun kozmetik, dermatologjikisht të testuar për lëkurën tuaj dhe më pas, përdorimi mbi lëkurë i kremrave apo serumeve pastruese, të cilat janë marrë me rekomandimin e mjekut dermatolog për vitalizimin e lëkurës suaj.

2. Përdor mjete pastrimi:
I referohemi furçeve, pecetave të pambukta, sfungjerëve. Të gjitha vajzat i përdorin ato. Duhet të kemi kujdes që ti pastrojmë edhe ato, t’i ndërrojmë herë pas here, që lëkura jonë mos të ketë kontakt me bakterie të ndryshme.

3. Krem anti-diell:
Me ardhjen e pranverës patjetër vajzat duhet të jenë të kujdesshme ndaj ekspozimit të lëkurës së tyre ndaj diellit të marsit, që është relativisht i fortë (edhe djemtë), e për këtë duhet të përdorin një krem të mirë solar për kujdesin e duhur.

4. Laji flokët më pak:
Eshtë vërtetuar se flokët duhen larë 2-3 herë në javë. Larja e përditshme e tyre ose më e shpeshtë, i dëmton pasi floku nuk arrin të marrë në skalpin e kokës elementet e nevojshme për rritje dhe që skalpi të jetë i shëndetshëm. Në rast se keni një flokë tepër të yndyrshëm, sërish larja e shpeshtë e tyre nuk do t’u rregullojë situatë. Ju mund ti lani ato 2-3 herë në javë por për sa kohë që përdorni një shampo të mirë, të duhurën për llojin e flokëve.

5. Mos lër pas dore qafën dhe duart:
Ne fokusohemi gjithmonë në fytyrën tonë dhe flokët, mirëpo edhe duart dhe qafa kërkojnë kujdesin e tyre të veçantë. Rekomandohen kremra dhe serume bimore për vitalizimin e lëkurës dhe zbutjen e tyre.

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Comment here