Berisha: Cilësia në universitete, kusht jetik për zhvillimin e shpejtë të vendit

Me rastin e 7 Marsit, festës së mësuesit kryeministri Berisha ka zgjedhur qytetin e Korçës, për të uruar mësuesit. Duke folur në universitetin “Fan Noli” në Korçë, kryeministri tha se prioritet për qeverinë mbetet arsimi ndërsa kërkoi edhe rritjen e cilësisë. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë u shpreh se mësuesit mbeten promotorë kryesor të dijes dhe të zhvillimit të shoqërisë sonë. Po ashtu kryeministri Berisha theksoi se kryefesta e shqiptarëve është në Korçë sepse 125 vjet më parë në këtë qytet u themelua shkolla e parë laike e kombit, e cila do të shndërrohej në një tempull ku drita e tij do trë vëshonte në katër anët, do të bënte që ky komb të vijë i shkolluar, i sigurtë në të ardhmen e tij. Më tej kryeministri Berisha theksoi se sot shqiptarët e festojnë 125 vjetorin e themelimit të Mësonjtores shqipe në 100-vjetorin e pavarësisë, më krenar se kurrë pasi sot ata ndërtojnë në liri të ardhmen e tyre, janë më të vetëdishëm se kurrë se drita e dijes është jetike për të ardhmen. Gjithashtu shtoi se prioritet për qeverinë mbetet që Shqipëria të renditet në 10 prej vendeve më të zhvilluar për arsimin. “Ta rendisim Shqipërinë në 10 vendet me arsimin më të zhvilluar dhe ne i kemi potencialet për ta arritur këtë. Së shpejti nis edhe projekti për internet në çdo klasë, për të pasur edhe një infrastrukturë më moderne”, ka shtuar Berisha. Po ashtu gjatë fjalës së tij, kryeministri u shpreh se rritja e cilësisë në universitete është kusht jetik për zhvillimin e shpejtë të vendit. “Me rëndësi jetike ka liria, autonomia juaj por pa mekanizmin financiar nuk mund të jetësohet, të mishërohet prandaj duhet të instalojmë një mekanizëmz financiar i cili t`ju rirsë ju autonominë, e kërkimit shkencor dhe studimit. Ne synojmë që ju të krijoni rezurse financiare më të mëdha”, ka theksuar më tej Berisha

Comments are closed.