8 mënyra natyrale për energji në mëngjes
Gratë e jetës moderne konsiderohet të ndihen të lodhura, por nuk ka nevojë që ju të mbështeteni vetëm tek kafeina për t’u ndjerë e gjallë. Provoni këto mënyra:
1. Ndriçimi
Drita është një mënyrë natyrale që i tregon orës tuaj të brendshme se është koha të filloni ditën. Lërini grilat apo perdet hapur ose gjeni një burim drite që t’ju stimulojë dritën e diellit.
2. Ngrihuni menjëherë nga shtrati
Rezistojini opsionit “snooze” për të fjetur disa minuta ekstra kur bie zilja e zgjimit. Është më mirë të çoheni nga shtrati kur sapo ju del gjumi.
3. Lëvizni
Bëni pak yoga mëngjesi që konsiston në shtriqjen dhe tërheqjen e gjymtyrëve dhe muskujve të trupit.
4. Hani diçka me vaj kokosi
Trigliceridet në vajin e kokosit janë veprues të shpejtë si burim energjie dhe mund të veprojnë më shpejt kafeja.
5. Hani mëngjes të pasur me proteina
Një vakt i pasur me proteina ndihmon qelizat e trurit të funksionojnë siç duhet, gjithashtu një vakt i tillë ju ndihmon kur keni një gjendje mendore të lodhur (gjithashtu, ju jep ndjenjën e të qenit e ngopur dhe nuk do të ndjeni uri).
6. Evitoni të ngrënit natën vonë
Të konsumosh një vakt të rëndë para se të shtrihesh për të fjetur, në mëngjes do zgjohesh me ushqim të mbetur në stomak. Nëse keni neps natën hani diçka me jo më shumë se 150 kalori.
7. Pini ujë në mënyrë konstante
Mungesa e pirjes së ujit ju shkakton dehidratim. Mundohuni të jeni e hidratuar gjatë ditës.
8. Flini më shumë çdo ditë
Provoni që nga e hëna në të premte të shtriheni për të fjetur 45 minuta më herët, çka ju mundëson katër orë gjumë ekstra gjatë javës, kështu që s’ka arsye pse të mos ndiheni plotësisht e çlodhur.