8 strategji për të kontrolluar urinë

 

Keni gjithmonë uri dhe nuk arrini dot të mbani diete? Ja disa strategji qe do t’iu ndihmojne te bini ne peshe.

1. Kur jeni ne shtëpi hani vetëm në kuzhine, jo ne ambiente te tjera te shtëpisë.

2. Asnjëherë mos mendoni te hani për t’u çlodhur. Çlodhuni e me pas hani. Stresi është një faktor i rëndësishëm qe iu nxit te konsumoni me tepër.

3. Kur shkoni ne kinema apo ne teatër mos hani asgjë, por përtypni vetëm një çamçakëz pa sheqer.

4. Gjate festave, qëndroni larg gjerave te shijshme apo ushqimeve me salce apo sherbet.

5. Kur jeni ne makine mos mbani asnjëherë me vete ushqime te shijshme.

6. Nëse doni te blini një produkt, patatina për shembull, mos e merrni ne pako te madhe gjoja për te ekonomizuar sepse do i hani te gjitha ne një moment.

7. Ushqimet me te shëndetshme vendosin gjithmonë me ne dukje se te tjerat.

8. Mos hani ne zyre, por bëjeni këtë ne kuzhine, ne ballkon apo ne një ambient tjetër.