Aktualitet

A jeni gati? Europa , Amerika dhe Afrika përfshihen nga vala e të nxehtit

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Temperatura rekord janë shënuar në pjesën më të madhe të botës këtë javë, ndërsa një valë e pazakontë të nxehti intensifikon shqetësimet për ndryshimet klimatike.

Muaji i kaluar ka bërë që në Kaliforni të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, pasi i nxehti rekord ka rritur kërkesën për ajër të kondicionuar.

Algjeria ka përjetuar temperaturat më të larta të regjistruara ndonjëherë në Afrikë. Britania, ndërkohë, ka regjistruar valën e tretë më të gjatë të të nxehtit, me episode si shkrirja e një çatie në godinën e Shkencave në Glasgoë dhe ekspozimin e kodrinave të lashta në Uells.

Organizata Botërore Meteorologjike thotë se temperaturat në rritje bien ndesh me fenomenin ciklik global të njohur si “La Niña”, i kundërti i “El Niño”-s që zakonisht lidhet me temperatura të freskëta.

Tajvani është vendi më i fundit që raporton temperatura të larta të pazakonta prej 40.3 gradësh Celcius, pasuar kjo nga anomali të tjera.

Javën e kaluar në Algjeri, në shkretëtirën e Saharasë u regjistrua temperatura maksimale prej 51.3 grandë Celcius, më e larta e regjistruar në Afrikë. Edhe kur dielli perëndon, nata nuk e përmirëson aspak situatën, siç bënte dikur në shumë pjesë të botës.

Në Oman, temperaturat gjatë natës kanë qëndruar mbi 42.6 gradë Celcius, që besohet se është temperatura “e ulët” më e lartë e regjistruar ndonjëherë në botë.

Në shkallë globale, viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë ka qenë ai 2016, ndikuar edhe nga “El Niño”. Vitin e kaluar, temperaturat arritën nivelin më të lartë pa ndikimin e këtij fenomeni. Ndërsa këtë vit, në skajin e kundërt të ciklit, që supozohet të sjellë më shumë freski, vijon po i njëjti trend.

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Comment here