Abramovich, fajëson lojtarët për shkarkimin e Andrea Villas-Boas

Pronari i Chelseat, Roman Abramovich, i ka bërë të qartë lojtarëve të tij se ata janë fajtorë për shkarkimin e Andre Villas-Boas. Abramovich personalisht u ka thënë lojtarëve se ata ishin përgjegjës për vendimet e tij dhe se do të ketë ndryshime të mëdha te Chelsea gjatë verës. Abramovich është plot admirim për energjinë dhe vullnetin e Villas-Boas, por ishte i alarmuar nga dështimi i tij për të bashkuar dhomën e veshjeve. Ai u ka shpërndarë përgjegjësinë edhe lojtarëve për shkarkimin e tij dhe është i zemëruar me refuzimin e tyre për t’iu përshtatur metodave të portugezit, të cilat ai me sukses i kishte aplikuar te Porto. Gjiganti londinez, Chelsea, ka shkarkuar dje nga detyra e menaxherit të klubit teknikun portugez, Andres Villas Boas. Ky i fundit prej një kohe të gjatë ka qenë nën presion nga drejtuesit e klubit pas rezultateve të dobëta të ekipit. Duket se humbja nga WBA të shtunën pasdite rezultoi me shkarkimin e 33 vjeçarit, i cili i kushtoi Chelseat plot 30 milionë euro për t’u transferuar nga Porto. “Andres Villas Boas nuk është më menaxher i Chelseat. Bordi dëshiron të falënderojë atë për punën e bërë dhe zhgënjimin e thellë që marrëdhënia është dashur të shkëputet aq herët. Fatkeqësisht rezultatet dhe paraqitjet e ekipit nuk kanë qenë të mira dhe nuk kishte shenja për përmirësime në një fazë kyçe të sezonit. Klubi është ende duke garuar në Ligën e Kampionëve dhe FA Cup, kështu që po synojmë që të arrijmë sa më larg në të gjitha frontet. Kështu, kemi ndjerë se ky është opsioni i vetëm për të bërë ndryshimin në këtë moment”, shkruhet në komunikatën e klubit londinez. Deri në fund të këtij sezoni, trajneri i ekipit të parë është emëruar asistenti Roberto Di Matteo.

Comments are closed.