Adele bën pazar e shoqëruar nga truproja e saj

Është një ndër këngëtaret më të famshme të momentit, fal magjisë që i dhuron fansave me zërin e saj të jashtëzakonshëm. Nisur nga ky fakt nuk kishte sesi të ndodhte ndryshe, që Adele të mos shfaqet në faqet e të përditshme amerikane e thjesht dhe në veprimtarinë e jetës së përditshme të saj. Nga skena e çmimeve të mëdha, Adele ka zbritur tashmë në të përditshmen e saj. E shoqëruar nga truproja, Adele është fotografuar në një supermarket duke bërë pazar e duke blerë ushqimet e nevojshme. Kanë qenë momente të ndryshme, ku Adele shfaqet tepër e thjeshtë, me pallto e pantallona të zeza, me syze dielli të errëta dhe me flokët e kapur bisht. Ndërkohë që për një moment të caktuar, Adele studion me imtësi dhe tepër kujdes çmimet e të gjitha ushqimeve. Ushqimet që këngëtarja ka blerë janë të shumta, ndaj dhe asaj i është dashur ndihmesa e truprojës për ti transportuar ato në makinë. Adele në këto foto shfaqet një vajzë e thjeshtë, ndryshe nga pamja e shfaqur në skenën e Grammy ku ajo rrëmbeu 6 çmime dhe në skenën e Brit Aëards ku arriti të fitojë 2 çmime të rëndësishme. Gjithashtu, këngëtarja 23-vjeçarja ka parë me kujdes edhe çdo ofertë çmimesh të ofruara në këtë dyqan. Ndërsa Adele vijon jetën e përditshme të saj, media nuk resht së publikuara lajme që kanë lidhje me jetën e saj, jo vetëm atë artistike, por edhe jetën personale. Kështu, një e përditshme shkruan se Adele nuk fle dot në banesën e saj të re, vetëm sepse është shumë e bindur që banesa në Sussex është e pushtuar nga fantazmat. Këngëtarja britanike ka punësuar shoferen personale edhe si truprojë dhe tashmë detyra e gruas është të qëndrojë me këngëtaren 24 orë në 24. “Nuk rri dot vetëm në shtëpi, jam e tmerruar. Dëgjoj zhurma që më kallin datën”, tha një burim i afërt me Adele.

Comments are closed.