Adele, e lindur për t’u bërë artiste

Që në fëmijëri ka pasur pasion veglat muzikore. Këngëtarja e famshme e momentit, Adele në fotot e fëmijërisë së saj, shfaqet që në moshë të vogël me kitare në dorë. Media e huaj ka publikuar disa foto të fëmijërisë së Adele, të marra nga albumi i saj personal. Në njërjën prej tyre, kur këngëtarja e famshme ka qenë 4 vjeç, shfaqet e ulur në një përforcues me një kitarë të kuqe në dorë. Ajo duket një vogëlushe e ëmbël e veshur me pantallona xhinse, këpucë jeshile dhe bluzë sportive portokalli dhe ka fiksuar shikim e saj tek aparati fotografik.  Në një tjetër foto, Adele shfaqet me të atin e saj, në atë periudhë kur  marrëdhëniet mes tyre kanë qenë të mira. Ndërsa në një tjetër fotografi të marrë nga albumi personal, Adele shfaqet në moshën 9 muajshe, dhe është në momentet e para kur ka mësuar të eci. Ndërkohë që kohët e fundit në një intervistë, Adele ka deklaruar se nëse do të shihte përballë të atin e saj, do e pështynte atë. “Ai kurrë nuk do të dëgjojë prej meje përsëri”, është shprehur ajo. Por ai ka qenë përkrah saj, kur Adele ka mësuar të luajë kitarë për herë të parë, dhuratë që nëna e saj Penny ia kishte blerë në një dyqan bamirësie. Në një tjetër fotografi, Adele shfaqet në vitin 1992 duke hapur dhuratat e Krishtlindjes. Pak vite më vonë, kitara lodër prej plastike u zëvendësua me një kitarë të vërtetë dhe tashmë ajo është një nga këngëtaret më të suksesshme në mbarë botën, ku ka fituar 6 çmime Grammy dhe 2 në Brit Awards.

 

 

 

Comments are closed.