Adele, e pranishme në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve “Golden Globe”

Këngëtarja Adele, fituesja e çmimit “Grammy”, e cila është nominuar për “Golden Globe” për muzikën në “Skyfall”, do të jetë e pranishme në ndarjen e këtyre çmimeve. Kjo do të jetë dalja e parë publike e këngëtares që pas lindjes së djalit në muajin tetor të vitit të kaluar. Adele dhe i dashuri saj Simon Konecki deri tani ishin “të relaksuar në çerdhen e tyre”. Kurse shoku i saj, komiku Alan Carr, ka treguar se e ka parë beben e Adeles. “E kam parë djalin e saj të vogël dhe ai dukej shumë i lezetshëm. Kurse Adele po ia del mban, ajo shndëriste e tëra”, u shpreh ai. Ky vit do të jetë përvjetori i 70-të, i çmimeve “Golden Globe” të cilat do të ndahen në 13 janar në “Beverly Hilton Hotel”.

Lexoni edhe: