Administratori i CEZ-it, ERE zgjedh të hënën mes 5 kandidatëve

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Deri tani, kandidaturat për postin e administratorit shtetëror të kompanisë CEZ Shpërndarje janë 5. Ndërkohë, fituesi pritet të shpallet ditën e hënë, njëherësh me vendimin e ERE-s mbi heqjen ose jo të licencës së CEZ-it. U paraqiten 6 kandidatura, 5 prej të cilëve referuan para Bordit drejtues i ERE, si do të menaxhonin CEZ-in si administrator, pasi njëra u skualifikua për konflikt interesi. “Pesë kandidatët janë zoti Artan Topi, zoti Agron Seseri, Seit Dollapi, Rezart Isufi dhe Genc Gjorgjani”,- tha Eduard Elezi, Drejtor Juridik i ERE-s. Kandidaturat, shumica me profesion inxhinier elektrik, premtuan se do të ulnin humbjet dhe rrisnin arkëtimet, nëse do të zgjidhen si administrator. ERE miratoi para një jave rregulloren për mënyrën e përzgjedhjes së administratorit dhe mënyrën se si do të funksionojë CEZ-i, nëse i hiqet liçensa. Mandati i administratorit mund të zgjasë nga 1 deri 5 vjet, deri në shitjen tek një kompani private. Brenda 10 ditëve, administratori merr në dorëzim kompaninë dhe më pas duhet të marrë masa për përmirësimin e situatës

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin