Familja

Adoleshentet dhe prinderit: një adoleshente grindet me të ëmën 183 herë në vit

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Adoleshentet dhe prinderit

Studimi i fundit britanik tregon një informacion interesant në lidhje me jetën e një vajze adoleshente.

Vajzat në një fazë kalimtare nga fëmijëria në moshën e rritur, e përjetojnë 123 herë në vit krizen të qarit për shkak të djemëve, si dhe 257 herë grindjet me vëllezërit apo motrat. Të ballafaquara me hormonet e shfrenuara, ato gjatë një viti grinden 183 herë mesatarisht me nënën e tyre.

Arsyet e konfliktit janë të shumta, por arsya kryesore është dhoma e parregulluar. Ndër pesë shkaqet kryesore të grindjes së nënës dhe vajzës, është gjithashtu nevoja për tu përgjigjur gjithmonë në të gjitha pyetjet, marrëdhëniet me vëllezërit e motrat, marrëdhëniet me djemtë dhe daljet e vonë.

Mënyra e të veshurit, sjellja e vrazhdë, qëndrimi ndaj parave dhe shkollës, gjithashtu, janë arsyet që e ndezin fitilin.

Vetëm në moshën 23-vjeçare, pas shumë dyerve të përplasura (më shumë se 160 herë në vit), tani më gratë e reja kanë filluar që të vlerësojnë nënat e tyre, sipas një studimi nga një kompani britanike e produkteve kozmetike, Lil-Lets.

Tre të katërtat e grave të kësaj moshe, thonë se ato janë mirënjohëse për nënën e tyre, dhe 67 për qind të tyre i felenderohen gruas që i ka lindur dhe që janë bërë ato që janë sot.

Vajzat adoleshente nuk grinden vetëm me nënën e tyre, por edhe me të atin e tyre (157 herë në vit) dhe me shokët (125 herë) ose me vëllezërit e motrat (287 herë). Ato janë poashtu fajtore për shkak të faturës së telefonit të lartë sepse e kalojnë përafërsishtë 274 orë në vit duke folur në telefon.

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Comment here