Agimi i Artë: Jo gjak për emigrantët

 

Një iniciative e partisë naziste Agimi i Artë ka ngjallur përsëri reagime në opinionin publik në Greqi dhe ka vënë menjëherë në lëvizje Athinën zyrtare.  Ne website-n e vet kjo parti lajmeron te gjithe perkrahesit e saj qe 27 prilli eshte data kur ata duhet te dhurojne gjakun e tyre, por me nje kusht, vetem per qytetaret greke. Menjehere Ministria e Shendetësise ka urdheruar te gjithe mjeket te mos ndihmojne anetaret e kesaj force politike te kryejne kete akt qe konsiderohet i paligjshem. Ne urdheresen e zëvendësministres se Shendetsise qe ju drejtohet gjithe reparteve te dhurimeve te gjakut ne spitalet dhe qendrat shendetsore te gjithe vendit, theksohet se cdo dhurues eshte i lire te jape gjak ne se permbush gjithe kushtet mjekesore,por duhet t’i behet e qarte se ky gjak do te jete i disponueshem per cdo njeri qe ka nevoje. Gjithashtu edhe Unioni i Mjekeve te spitaleve greke u ka bere thirrje gjithe qendrave te gjakut te kundershtojne cdo dhurim qe do te behet nga anetaret e kesaj partie, qe do te vene kusht per marresit, kombesine dhe racen. Nuk eshte hera e pare qe partia naziste Agimi i Arte,forca e trete politike ne vend sipas sondazhit te oreve te fundit, pervec sulmeve me motive raciste, merr iniciativa te tilla qe ngjallin urrejtjen ndaj te huajve.Disa here anetaret e saj kane shperndare ushqime falas vetem per greket ne nevoje, kane kerkuar qe ne shkollat greke te mos kete femije emigrantesh, ndersa kane filluar te hyjne edhe ne pavionet e spitaleve te vendit, per te debuar infermieret private te huaja, qe punesojne familjet e disa prej pacienteve ne gjendje te rende.