Agnelli telefonon Gallianin, pas debutimit në San Siro

Rikthehet qetësia pas përkeqësimit të situatës. Në fakt asnjëri nuk e di se cili ka qenë toni i zërit që ka përdorur gjatë telefonatës që Agnelli i ka  bërë Gallianit. Sipas së përditshme sportive italiane, Andrea Agnelli të martën ka telefonuar Adriano Galliani për të firmosur paqen pas përkeqësimit të situatës të shtunën në mbrëmje në San Siro. Presidenti i Juve ka bërë hapin e parë dhe ka telefonuar trajnerin e kuqezinjve duke i kërkuar rinisjen e dialogut pas çështjes arbitrare. Mesa duket të dy kanë pasur interes të flasin qetësisht dhe të sqarojnë gjërat, ku fjala kryesore në këtë bisedë ka qenë normaliteti dhe qëllimi, pajtimi dhe rikthimi i dialogut.

Comments are closed.