“Ai se eu te pego”, e vjedhur? Gjyqtari kërkon bllokimin e pasurive të Michel Telo

Gjykatësi Miguel de Brita Lyra, i gjykatës së Paraiba, shtet në very-lindje të Brazil, ka kërkuar bllokimin e të gjitha të përfitimeve që këngëtari Michel Telò, ka marrë nga kënga “Ai se eu te pego”. Arsyeja? Kënga e tij, e cila tashmë është kthyer në një hit ndërkombëtar «Ai se eu te pego», këngë e cila në 2011 ka qëndruar në krye të kalsifikimeve dhe ka thyer rekorde duke lënë pas Adele, Rihanna dhe Lady Gaga, mund të jetë e vjedhur. Përsa i përket tre studenteve, Marcella Ramalho, Maria Eduarda Lucena dhe Amanda Cavalcanti, masa e gjyqit parashikon që në rast se fitojnë gjyqin ndaj këngëtarit, do të kenë të drejtë të marrin pjesë nga fitimet kombëtare dhe ndërkombëtare të siguruara që nga koha kur kënga u regjistrua e deri më sot. Sipas tyre, muzika është kompozuar nga ato gjatë një ekskursioni shkollor në Disneyland të Orlandos, në Florida, por këngëtarja Sharon Acioly e ka regjistruar si të sajën në bashkëpunim me Telo.

Comments are closed.