Aksesorët më në modë për këtë verë

Një lule e vetme, nuk e sjell pranverën, por një aksesor sigurisht që e bën veshjen e çdo femre të duket më pranverore. Mjafton që veshjes sonë t’i japim pak nuanca pranvere dhe luku dimëror do t’i lërë vendin ngjyrave dhe aksesorëve të ndryshëm plot gjallëri. Kureshtare të dini se cilët janë aksesorët që do të na shoqërojnë gjatë këtij sezoni të nxehtë? Cilat do të jenë tendencat e 2012 për bizhutë, çantat, sandalet, syzet, etj? Trendi i kësaj vere zbulohet në rreshtat e mëposhtëm dhe mund të themi se aksesorët e kësaj vere do të jenë spektakolare, me shumë ngjyra dhe janë ideale për të rinovuar lukun e çdo femre. Dy aksesorë në fakt janë shumë të rëndësishëm për çdo femër, janë ato që bëjnë dallimin mes dimrit dhe pranverës. Çantat dhe këpucët.

Sandalet, fillojnë nga klasikja tek dekolteja, elegante dhe femërore. Janë në modë për sezonin e verës modelet e viteve ’20, sandale me taka të larta në versionin e argjendtë ose të artë. Edhe sandalet me taka metalike dhe ato lloj sandalesh të dekoruara me lule.

Çantat më në modë për këtë sezon janë të formave e përmasave të ndryshme, fillojnë nga ato më të voglat që mbahen në dorë dhe vijojnë edhe me çantat e shpinës. Por jo vetëm ato janë me ngjyra të ndryshme, klasike por edhe sportive. Tepër në modë do të jetë mbajtja e çantës në dorë.

Bizhutë, rikthehen vathët e mëdhenj, por gjithashtu qëndrojnë në modë edhe byzylykët e varëset të cilat këshillohen që të jenë në forma të mëdha, por me dizenjo më të rafinuar në krahasim me stinët e tjera të vitit. Kjo nisur edhe nga fakti se për këtë sezon veshjet kanë nevojë për më pak aksesorë. Vëmendja përqendrohet tek vathët, të cilët duhet të jenë të mëdhenj e të dukshëm.

 

Syzet e diellit, për këtë sezon do të jenë model avanguard rinovues dhe modern. Rikthehen në modë modelet e syzeve të viteve ’50 me ngjyra të qeta. Ngjyra e verës gjithnjë mbetet e bardha. Është në fakt e vështirë për ta mbajtur por është tepër e adhuruar nga stilistët të cilët e konsiderojnë atë si ngjyrën e verës dhe sigurisht kjo ngjyrë nuk do të mungojë as në tendencat e 2012. Por para se të zgjidhni një veshje komplet të bardhë, mos u lodhni kaq shumë, sepse mjafton edhe një kombinim i lehtë i të bardhës në veshjen tuaj dhe kjo mund të cilësohet trendy.

 

 

 

Por pranvera ngjyros të gjitha rrobat në garderobën tonë, e kuqe, e verdhë, jeshile, janë veshjet që dominojnë më shumë në këtë stinë. Dhe më mirë se kushdo tjetër një efekt të tillë për ne e krijojnë vetëm aksesorët.

Comments are closed.