Aksident Elbasan-Peqin, 3 të plagosur

 

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin e rrugës Elbasan-Peqin, ku dy automjete janë përplasur dhe kanë mbetur të plagosur 3 persona. Drejtuesi i automjetit, Dritan Sula dhe pasagjeri Artur Jaho, janë dërguar në Spitalin Ushtarak në Tiranë, për shkak të dëmtimeve të marra. Policia ka nisur të hetojë për ngjarjen.