Aksident hekurudhor në Poloni, vdesin 14 persona, plagosen dhjetëra të tjerë

14 persona kanë mbetur të vdekur, nga përplasja e trenave në Poloni. Nga aksidenti hekurudhor të ndodhur në jug të Polonisë, kanë mbetur të plagosur edhe dhjetëra persona të tjerë, ndërkohë që sipas ministrit të brendshëm polak, Jacek Cichocki, në tren ndodheshin të paktën 350 persona. Ngjarja ka ndodhur në Szczekociny, një qytet i vogël në jug të vendit pranë Zawiercie. Kjo është një nga fatkeqësitë më të mëdha që kanë ndodhur në këtë vend gjatë viteve të fundit.